E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia hetime per vrasjen e rojes se karburantit

Shtohet misteri për vrasjen e rojes së karburantit, ngjarje kjo e ndodhur në të gdhirë pranë kthesës së Kamzës, në periferi të Tiranës.
Amarlido Vrapi, 21 vjeç u gjet i vrarë dhe i zbathur nga shërbimet e policisë, të cilët mbërritën të parët në vendngjarje.
Gjurmë të gjakut të viktimës janë gjetur dhe në kabinën ku pretendonin se flinin në momentin e krimit, dy rojet e tjerë, njëri prej të cilëve dhe vëllai I 21-vjeçarit.
Burimet policore thanë se pista kryesore e hetimit është ajo e një vrasjeje nga pakujdesia për të cilën policia dyshon te ndonjë prej dy rojeve të tjerë.
Të njëjtat burime thanë se janë gjetur shenja dhune në fytyrën e Vrapit, porqë ende ekspertët nuk kanë saktësuar nëse dëmtimet janë marrë nga rrëzimi pas të shtënës vedekjeprurëse me cifte, apo ka patur grindje në kabinën e rojave në Karburant.
Dy rojat sipas policisë kanë deklaruar se nuk kanë parë dhe as kanë dëgjuar gjë, dhe se kanë qenë në gjumë kur ndodhi ngjarja. Policia përjashtoi mundësinë e ndonjë tentative për grabitje si shkak për ngjarjen ndërsa mblidhte informacione për konflikte të mundshme të viktimës.
Burime të rezervuara thanë se policia ishte në pritje të përfundimit të ceremonisë së varrimit të Vrapit, për të intensifikuar hulumtimet rreth përfshirjes së dy rojave të tjerë qoftë edhe për vrasjen në kushtet aksidentale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›