14-vjecarja në trupin e 105 vjecares, shkruan autobiografinë e jetës
SHBA-Të voglës Hayley Okines i është thënë se nuk do arrijë dot moshën 13 vjec sepse vuan nga sëmundja e plakjes së parakohshme. Por, ja ku është ajo, sot 14 vjec dhe shumë optimiste pavarësisht sëmundjes që vuan.
E vogla vuan nga një sëmundje e rrallë që quhet Progeria e cila i kthen fëmijët në pleq para se ata të arrijnë adoleshencën e tyre.
Vogëlushja do të publikojë së shpejti autobiografinë e saj me titull “Të plakesh para kohe”.
Edhe pse jeton në trupin e një 105 vjecareje, ajo mundohet që cdo punë të vogël ta përfundojë vetë, pavarësisht se ndihma e nënës nuk i ka munguar.
Sëmundja Progeria e ka marrë emrin nga fjala greqisht ‘proeros’ që do të thotë plakje e parakohshme dhe shkaktohet nga një mutacion në një proteinë.
Pacientët me këtë lloj sëmundjeje zakonisht vdesin nga sëmundja e zemrës dhe nuk e kapërcejnë dot moshën 13 vjec.
Janë rreth 89 fëmijë nga 32 vende të botës që vuajnë nga Progeria.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto të 14-vjecares