Atentat në Fier, vritet 40 vjeçari, plagosen 2 kalimtarë
Share
Një person ka gjetur vdekjen e menjëhershme në Fier pasi është qëlluar nga një makinë. Viktima është 40 vjeçari Spartak Xhaho, i cili u qëllua në bulevardin kryesor të qytetit. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe dy kalimtarë. Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Viktima po ecte në këmbë pranë ish- hotel Vjosës kur u qëllua nga një makinë. Në vendngjarje u gjetën 14 gëzhoja.