Dhëndri i Agollit i jep Berishës titullin Shqiponja e Artë
Share
Kryeministri Sali Berisha është nderuar gjatë ditës së sotme me titullin Shqiponja e Artë në biznes nga ana përfaqësuesit të Klik Expo Grup, Luan Muhametaj.
Sipas Kryeministrisë, ky titull Berishës ju dha në shenjë falënderimi për mbështetjen e madhe dhënë bizneseve dhe organizimit të panaireve ndërkombëtare.
Kryeministri Berisha e falënderoi zotin Muhametaj për punën e shkëlqyer në këtë drejtim, organizimin e panaireve ndërkombëtare në mënyrë të vazhdueshme dhe periodike, si ngjarje që promovojnë Shqipërinë dhe potencialet e tjera për investim. Puna juaj dhe aktivitetet që ju organizoni, tha Kryeministri, është shumë i rëndësishëm dhe kontribuues në tërheqjen e investimeve të huaja, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Kryeministria.