E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të arrestuarit në Vlorë- njerëz të LSI. Meta i hap rrugë për drejtor poste ish- kryetarit të PS

Share

Arrestimet e fundit në Postën e qytetit të Vlorës janë njerëz të LSI. Drejtoria e Postës në Vlorë sipas ndarjes së pushtetit i është dhënë LSI dhe drejtoresha e saj Shqiponja Gjondeda- me origjinë nga Skrapari, është njeri i afërt me Metën. Por me sa duket kjo nuk e ka shpëtuar atë nga arrestimi. Dyshimet e njerëzve të LSI në Vlorë janë shtuar pasi kohët e fundit këtë post e ka pretenduar Kujtim Sulçe, ish- kryetari i PS- së rrethit të Vlorës, që dy muaj më parë kaloi me LSI. Falë lëvizjes së tij dhe disa të tjerëve, PD-LSI morën Qarkun e Vlorës.

Arrestimet kanë pasuar arrestimin e 9 anëtarëve të LSI në Tiranë, po ashtu të akuzuar për korrupsion. Ilir Meta nuk ka reaguar për asnjërin prej tyre. Kjo ka shtuar dyshimet se ai po eliminon problemet brenda LSI me duart e policëve të Berishës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›