E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat nipit te "Ben Qimes"

Fier- Plagoset ne atentat nipi biznesmenit fierak te ndertimeve Arben Isufaj, i njohur dhe me pseudonimin "Ben Qimja". Amarildo Isufaj, 19-vjec dhe nje shok i tij, Tomor Jarua, jane derguar ne spitalin e Fierit ne gjendje te rende per jeten, pasi ndaj tyre ishte zbrazur nje karikator pistolete. Policia tha se dyshohet qe autori te jete nje i ri nga Vlora, qe pas krimit eshte larguar me nje autoveture qe e priste poshte vendngjarjes. Krimi ka ndodhur mbreme rreth ores 20:30, prane nje kompleksi ne ndertim prane lagjes "Sheq i madh", shume prane baneses se tipit te "Ben Qimes".

Dy te rinjte mesohet se kane qene duke bashkebiseduar ne ambientet e kompleksit ku po ngrihej nje pallat. Aty kane vendosur nje tavoline dhe dy karrige, ndersa konsumonin edhe pije freskuese. Ne erresire sipas deshmitareve eshte afruar nje tjeter person i cili ka lene pershtypjen se ishte banor i zones. I dyshuari nuk u ka folur dy te rinjve dhe madje as nuk eshte prezantuar. Ne befasi ka nxjerre armen tip pistolete duke gjuajtur ne nje distance 30-40 metra. Ndersa ka pare se shenjestra e tij kane rene te pergjakur, eshte larguar me shpejtesi me vrap. Pak metra me tej deshmitaret pane nje autoveture qe mori atentatorin. Policia tha se eshte njoftuar per ngjarjen rreth ores 20:30, ndersa jane degjuar gjashte te shtena arme. Nga deshmite e para mendohet se autori eshte nga Vlora, kurse mjeti i autoreve kishte ndjekur rrugen per nga lagjja "1 Maji", qe te con drejt qytetit bregdetar.

Plumbat e nje pistolete "TT" kane plagosur rende Amarildo Isufaj dhe shokun e tij, Tomor Jarua. Policia tha se 19 vjecari eshte nipi i Arben Isufajt, i njohur ndryshe edhe si "Ben Qimja", biznesmeni qe gjashte muaj me pare ra ne prangat e policise per akuzen e vrasjes se Pirro Kocias ne Tirane ne vitin 2002. Te plagosurit jane derguar drejt spitalit te Fierit, ndersa mesohet se kane pasur plage ne pjese te ndryshme te trupit. Policia tha se ka identifikuar autorin, por mban sekret emrin e tij per shkak te hetimeve. Grupi hetimor pasi mblodhi deshmite e para dhe provat paraprake, ka ngritur dy pista per ngjarjen, nje konflikt te mundshem te viktimave me autorin e dyshuar dhe hakmarrjen per shkak se 19 vjecari ishte nipi i "te fortit" Arben Isufaj. Policia e Fierit ka ngritur disa postblloqe ne hyrje dhe dalje te qytetit dhe ka kerkuar ndihmen e kolegeve vlonjate per kapjen e atentatorit qe thote se e ka identifikuar. Ne cilesine e proves materiale jane marre gjashte gezhoja qe jane qitur nga nje arme tip pistolete dhe jane derguar per ekspertize balistike.

Kush eshte Arben Isufaj

Arben Isufaj, i njohur ndryshe dhe si "Ben Qimja", eshte arrestuar gjashte muaj me pare ne Tirane, prane "Kopeshtit Botanik", ne pallatin qe kishte nisur te ndertonte. Biznesmeni fierak akuzohet per vrasjen e 35 vjecarit Pirro Kocia ne vitin 2002, ne rrugen "Him Koll" ne kryeqytet, krim i kryer ne bashkepunim. Por 42 vjecari nuk e ka pranuar asnjehere krimin, ndersa gjendet ne proces gjyqesor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›