E Diel, 1 Nëntor 2026

Peci: Kodi eshte bllokuar nga dy partite e medha

Deputeti i PBDNJ-se, Spiro Peci u shpreh se reforma zgjedhore po ecen me ritme shume te ngadalta ne kundershtim me deklaratat e lidereve politike, te cilet shprehin vullnet ne lidhje me kete reforme. Ne nje interviste per "Koha Jone", Peci theksoi se brenda muajit shtator nuk ka asnje shans qe kjo reforme te perfundoje ne Komision. Si bashkekryetar i Komisionit per Reformen ne Drejtesi, Peci deklaron se politika po vepron ne menyre kaotike ne lidhje me kete reforme kyce edhe per integrimin e vendit. Sipas tij, ende ka shume pune per tu bere ne lidhje me drejtesine dhe kryesisht duhet siguruar me cdo kusht pavaresine e pushtetit gjyqesor dhe karrieren e vete gjyqtareve. Po keshtu Peci deklaron se eshte shpejt te flitet per aleanca mes PBDNJ-se dhe partive te majta opozitare, duke theksuar se kjo parti bashkepunon pa dallime partiake ne lidhje me ceshtje qe ajo i konsideron te rendesishme dhe problematike.

Si po ecen puna ne Komisionin per Reformen Zgjedhore? Cfare ka mbetur ende pa percaktuar ne kete Komision dhe kur mund te konsiderohet e mbyllur reforma elektorale?

Se pari doja te thoja se ka nje mosperputhje te madhe, ndermjet deklaratave te bera nga forcat politike, ku theksohet vullneti i te dyja paleve qe reforma duhet te ece me ritme te shpejta qe te arrije dhe ato afate te cilat kane deklaruar. Per fat te keq deklaratat nuk perputhen me punen e Komisionit te Reformes Zgjedhore. Une kam mendimin se po ecet shume ngadale dhe tashme jam pesimist se kjo reforme do te mbyllet brenda muajit shtator ne Komision njehere, dhe lere pastaj te marre brenda ketij afati dhe miratimin e Kuvendit. Kjo ndoshta ka dhe brenda faktin se po vijne ato pjese ne Kodin Zgjedhor te cilat diskutimet do te jene edhe me te ashpra dhe veshtiresia per te gjetur nje zgjidhje mes dy forcave te medha politike, mund te kete probleme. Duke mos perjashtuar mundesine qe partite e vogla parlamentare do te jene shume te interesuara per kete pjese. Konkretisht per percaktimin e modaliteteve te krijimit te koalicioneve, qe do te thote edhe menyra e shperndarjes se votave brenda nje koalicioni ne rajone apo shkalle kombetare. Se dyti, ceshtje te diskutuara do te jene edhe ato te krijimit te komisioneve zgjedhore, komisioneve te qendrave te votimit dhe komisioneve me te larta, si edhe krijimi i komisioneve per numerimin e votave. Komisioni do te vazhdoje te punoje, po per te kapur ato ritme qe kerkohen, eshte e veshtire. Neser ne kemi nje mbledhje te Komisionit, ku do degjojme dhe do te marrim informacion nga ana e Ministrit te Brendshem, Bujar Nishani per kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Sepse ne Komision ne i kemi kaluar dhe kemi rene dakord qe ne votimet e 2009-es te mos kete te drejte te votoje askush qe nuk eshte i pajisur me keto dy dokumente te rendesishme.

Cili mund te jete me saktesisht muaji i perfundimit te kesaj reforme, nese mund te ecet me ritem me te pershpejtuar?

Ne nuk mund te percaktojme nje kohe kur do te mbaroje. Nese ky vullnet i lidereve te partive konkretizohet me punen e eksperteve te komisionit, shanset jane qe te mos kete vonesa te medha. Kjo domethene, qe kjo reforme mund te perfundoje ne mes te muajit tetor, ose dicka me tej.

Duket se me ritem te ngadalte po ecen edhe reforma ne sistemin e drejtesise. Cilat jane nismat qe duhen marre per ta perfunduar ate?

Une do te thoja se vec vullnetit te shprehur nga te gjithe, duhet bere nje reforme ne drejtesi, me krijohet pershtypja se ata qe bejne deklaratat, nuk e kam fjalen ketu vetem per lidershipet politike, por edhe politikanet e tjere, kam pershtypjen se nuk e dine se ku do te perqendrohet kjo reforme. Mendoj se deri me sot kjo reforme e rendesishme i eshte lene ne dore spontanitetit dhe eshte konsideruar nje fitore e madhe miratimi i ligjit per organizimin e pushtetit gjyqesor, i cili eshte nje element i reformes, por jo ai me i rendesishmi. Reforma ne drejtesi nuk mund te behet pa nje strategji te percaktuar, pa caktimin e organizmave te tilla te cilat perfshire te gjithe faktoret qe merren me dhenien e drejtesise, por duke perfshire ketu edhe shoqerine civile e cila vuan pasojat e mungeses se drejtesise ne vendime. Po keshtu flitet shume edhe per nje ligj tjeter, ate te administrates gjyqesore, por edhe ky mund te quhet vetem nje pjese e kesaj reforme, por qe nuk jep ndonje kontribut te objektivave qe te pakten deklarohen publikisht.

Reforma ne drejtesi duhet te synoje marrjen edhe te masave drastike qe garantojne pavaresine e Gjyqesorit. Dhe pavaresia e Gjyqesorit nuk sigurohet me dy ligjet e mesiperme. Ne keto kushte lihen ne harrese elemente te tjera shume te rendesishme qe kane te bejne me ligjin procedural, ate penal dhe ate civil. Harrojne elemente te tjera qe kane te bejne me karrieren e gjyqtarit dhe pse disa elemente, preken ne ligjin e pare per organizmin e sistemit gjyqesor. Eshte e nevojshme te nderhyhet ne legjislacionin aktual apo edhe ne berjen e ligjeve te reja, te cilat do te garantojne karrieren e gjyqtarit dhe do te garantojne edhe shume element te tjere qe jane pjese te rendesishme te Gjyqesorit.

Nga ana tjeter ne ministrin e Drejtesise po pergatitet edhe nje draft per ndryshime ne ligjin e prokurorise. C'mund te na thoni ne lidhje me kete nisme?

Nuk e kam pare ende kete draft. Me cfare kam degjuar ende nuk ka nje version perfundimtar te draftit qe do ti paraqitet Komisionit parlamentar te Ligjeve per miratim. Ne keto kushte nuk mund te bej asnje koment ne lidhje me kete ligj, sepse nuk e kam pare dhe nuk e njoh dhe per aq kohe sa ky draft nuk ka perfunduar. Personalisht kam mendimin se reforma ne drejtesi duhet te perfshije edhe pjesen e prokurorise. Mendoj se reforma ne kete drejtim duhet te fokusohet me shume ne marredheniet me te mira mes Policise Gjyqesore dhe Prokurorise per rritjen e efektivitetit te ketij sektori, sic eshte Policia Gjyqesore qe me gjendjen qe eshte sot mendoj se eshte nje nga hallkat me te dobeta te sistemit te akuzes.

Kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule zhvilloi dhe nje takim me kreret e partive opozitare. A mund te konsiderohet ky takim si nje sinjal se kjo parti mund te krijoj nje aleance me forcat e majta?

Efektivisht te flasesh per sinjale, per koalicion mendoj se eshte ende heret. Kjo jo sepse partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut eshte kunder koalicioneve, por nuk eshte kunder atyre koalicioneve qe kane ne thelb kerkese-oferten. Shpesh sot ne politiken shqiptare, vecanerisht nga lidershipet e partive te vogla behen deklarata per koalicione, por mendimi im personal eshte se cili do te jete thelbi dhe cilat do te jene dhe rruget dhe menyrat per te marre sa me shume deputete. PBDNJ eshte ne parim pro koalicione, por koalicione, te cilat ne thelb mbeshteten ne bazen e programeve elektorale dhe ne bazen e programeve elektorale. Ne lidhje me takimin e djeshem une mendoj se nuk duhet marre si baze per sinjal per koalicione te ardhshme, por me kete qendrim te mbajtur dje nga lidershipi i PBDNJ-se, Dule tregon se kjo parti vlereson jashte interesave partiake sic jane ceshtje te tilla si drejtesia dhe siguria, si ceshtje qe dalin jashte konteksteve te caktuara partiake, apo koalicioneve te mundshme. Keto jane ceshtje te cilat i perkasin te gjithe shoqerise shqiptare dhe ne keto kushte kjo parti eshte e hapur per te hyre ne dialog, per te dhene kontributin ne kete dialog dhe per te marr masa per te permiresuar, apo zgjidhur situaten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›