PS-LSI marrin Tiranën, ikën kreu i Këshillit Bashkiak, bllokohet Basha

Tiranë – Pas vendimit të LSI-së për të bashkuar votat me PS-në edhe në këshillat e pushtetiit vendor, viktima e parë ishte Bashkia e Tiranës.
Në një deklaratë për mediat kreu i këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi, u shpreh se pas këtij bashkimi shumicën e anëtarëve në Këshill e ka opozita dhe sipas tij i takon asaj të zgjedhë drejtuesin, duke këkruar kështu shkarkimin e kryetarit të këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti.
Marrëveshja dhe koalicioni i ri nga sot rrjedhimisht kalon në bashkëpunimin bashkiak. E majta do të jetë forcë dominuese për të garantuar qytetarët se vota e tyre edhe në këtë Këshill do të jetë e garantauar për shkak të një shumice që do të vendosë në radhë të parë votën të dominuar nga interesi demokratik. Pra Këshilli Bashkiak me këtë bashkëpunim do i japë rrugë shtrirjes në të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit. Grupet e këshilltarëve sapo firmosëm kërkesën për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti dhe për të marrë drejtimin e Këshillit Bashkiak,- tha Dalipi.
Ndërkohë pas tij reagoi edhe kreu i këshilltarëve të LSI-së, Shezai Rrokaj, i cili u shpreh se kjo nismë erdhi për të mbrojtur votën e qytetarëve.
Erdhi mbas seancës maratonë ku u cënua një institucion që është i shenjtë sepse mbi bazën e tij verifikohet vota e lirë dhe mbi bazën e saj ngrihen të gjithë dekmokracitë. Pushteti ka prioritët mbrojtjen e votës së lirë, d.m.th bashkimin e grupit të majtë në mbrojtje të votës së lirë. Do të japim shembullin se jemi në respektim të ligjit, nuk jemi opozitë kokëfortë që reagon ndaj Bashkisë sepse jemi në opozitë. Do mbajmë qëndrime të drejta,- tha Rrokaj.
Me këtë vendim tashmë këshilli kalon nën kontrollin e opozitës. Kjo do të thotë një qeverisje të vështirë për Lulzim Bashën, i cili nuk do të mund të kalojë vendimet e tij në këshill, aq më shumë në kushtet e një nervozimi të theksuar politik, të paktën deri në përfundim të zgjedhjeve.
Kliti Topalli/IDEA/