E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat te “Shkëmbi i Kavajës”, vritet në pritë 33-vjeçari

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 të së martës në zonën e plazhit, ndërkohë që viktima është identifikuar si Elvis Deda.

Mësohet se kanë qenë pushuesit e alarmuar, të cilët kanë lajmëruar policinë e qytetit bregdetar.

Nga hetimet paraprake bëhet me dije se 33-vjeçari është gjetur i kyçur në makinën e tij tip BMW, ngjyrë gri me targë AA 481 CT, i qëlluar me disa plumba në trup.

Policia bën të ditur se atentatorët e kanë qëlluar viktimën me 12 plumba nga jashtë automjetit, duke e lënë atë të vdekur në vend dhe më pas janë larguar rreth 2 km larg vendit të ngjarjes me automjetin e tyre, të cilin më pas e kane djegur, duke tentuar kështu fshehjen e provave.

Automjeti tip fuoristradë, me targa të huaja 017 31 FB, me të cilin dyshohet të kenë lëvizur autorët, është gjetur i braktisur dhe i djegur plotësisht në afërsi të  ish-repartit ushtarak te kodra e Arapajt.

Forca të shumta policie kanë blinduar hyrjet dhe daljet e qytetit bregdetar, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes dhe kapjen e autorëve.

Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i atentatit ka lidhje me një konflikt të mundshëm mes atentatorëve dhe viktimës. 33-vjeçari mësohet të jetë person me precedent penal pas dyshimeve për përfshirje në trafik droge, ç’ka dyshohet se mund te ketë çuar edhe në këtë atentat mafioz.

Gjithashtu, Deda ka qenë i dënuar më parë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj ish-të dashurës së tij në ambiente publike. Burime policore bëjnë me dije se 33-vjeçari para 8 muajsh ka qëlluar me grushte në stomak ish-të dashurën, duke e detyruar këtë të fundit ta heqë shpretkën për shkak të dëmtimeve të marra.
/Start/

                                                                                             2012-06-05 21:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›