E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, ndalohen 4 zyrtarë të Uzinës së Azotikut

Operacioni i koduar “Skrapi” përfundoi me arrestimin e shtetasve  Ferdinand Doksani 47 vjeç, lindur ne Fier dhe banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Uzinës së Plehrave Azotike Fier, Julian Hoxha, 26-vjeç, lindur dhe banues në Fier me detyrë jurist në Uzinër, Sotiraq Llazi, 57-vjeç, lindur dhe banues në Fier me detyrë magazinier në Uzinën dhe Ali Licaj 62-vjeç, lindur dhe banues në Fier, me detyrë përgjegjës i rojeve në Uzinën e Plehrave Azotikë Fier.

Gjithashtu, policia nisi procedimin penale në gjendje të lirë ndaj shtetases Adelina Daka, 47 vjeç, lindur dhe banuese në Fier, me detyrë ekonomiste pranë kësaj uzine. Një ditë më parë, të arrestuarit kanë tentuar të vjedhin një sasi skrapi në magazinat e kësaj ndërmarrjeje, në të cilat ndodhen materiale me vlerë rreth 11 milion lekë. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht ngjarjen. /Start/

                                                                                             2012-06-06 08:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›