Tre problemet kryesore të Gjykatës së Lartë

Sipas saj, ndryshimi i këtij ligji përmirëson funksionim e Gjykatës së Lartë.
“Aktualisht Gjykata e Lartë është tejet e mbingarkuar me një numër të konsiderueshëm çështjes civile dhe penale, të cilat janë mbartur vit pas viti dhe presin shqyrtimin e tyre në përputhje me ligjin. Për ilustrim të kësaj gjendje alarmante, ju bëj me dije se në fund të vitit 2011 volumi i çështjeve të mbartura nga vitet e mëparshme ka qenë 9198 çështje, afërsisht sa 3.5 fishi i mesatares shumë vjeçare të volumit të punës të kësaj gjykate”, tha ajo.
Tre janë faktorët që kanë çuar në këtë gjendje këtë institucion, siç numri i pamjaftueshëm i trupës gjyqësore prej 17 anëtarësh, mosplotësimi për një periudhë të gjatë kohe i vendeve vakante, si dhe mungesa e dispozitave përkatëse të Kodeve të Procedurave Civile dhe Penale. “Garancitë e pavarësisë jepen nga norma që përkufizojnë një gamë shumë të gjerë aspektesh që lidhen me ndarjen e pushteteve; statusin e gjykatësit dhe të trupës gjyqësore; nga modalitetet e emërimit (përzgjedhjes) së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë nga themele apolitike, duke detajuar kriteret që duhet të plotësojë deri te përparimi në karriere; përcaktimi në mënyrë të qartë i riemërimit dhe procedurës së riemërimit pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar; nga organizimi efikas dhe trajtimi financiar i sigurt dhe dinjitoz, nga vetëqeverisja dhe vetëadministrimi i gjyqësorit”, theksoi Beçaj.
Për të zgjidhur këto probleme, shefja e Gjykatës së Lartë tha se duhet të miratohen ligjet përkatëse për statusin e gjyqtarit, rritja e pavarësisë dhe integritetit profesional me anë të Kodit të Etikës, etj. “ Prandaj, jam e bindur se miratimi i projektligjit për disa shtesa e ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë”, dhe shkëmbimi i mendimeve dhe eksperiencave të ndryshme të Kolegeve të Gjykatave të Larta të vendeve të Bashkimit Evropian dhe pjesëmarrësve të tjerë në këtë konference, për problematikat që lidhen me të, do tí japë një dimension të ri dhe bashkëkohor organizimit dhe funksionimit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, si organi më i Lartë kushtetues për dhënien e drejtësisë”, vijoi. /S.Lleshi/Start/
2012-06-06 10:21