E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat vdekjeprures kunder ushtareve gjermane ne Afganistan

Atentatet kunder ushtrise gjermane ne Afganistan kane fituar nje cilesi te re te rrezikshme per here te pare te premten18.2. ushtaret gjermane u sulmuan ne kampin e tyre. Si pasoje u vrane tre ushtare gjermane dy te tjere jane ne rrezik per jeten.

Partneritet qe mbart rreziqe

I njejti kamp i Bundesverit ne Afganistan ku te enjten 17.2. pati qendruar vete ministri i Mbrojtjes Guttenberg nje dite me vone u be skene e nje atentati te pergjakshem. Duket se ka qene nje afgan qe ka hapur zjarr kunder ushtareve ne bazen e ushtrise gjermane ne Baghlan. Guvernatori i provinces konfirmoi se shkembimi i zjarrit ka ndodhur ne baze.

Sipas te dhenave te trupes nderkombetare mbrojtese ISAF atentatori mbante uniforme te ushtrise afgane. Ende nuk eshte sqaruar perfundimisht nese atentatori ka qene vertet ushtar apo kishte veshur uniformen per te mberritur pa rene ne sy dhe i armatosur brenda kampit. Nje zedhenes i talibaneve tha se autori i atentatit ishte nje luftetar i tyre. Sipas te dhenave te komandantit te misionit gjeneralit Rainer Glatz atentatori bente pjese ne korpusin e 209-te te ushtrise afgane ANA. Ushtaret gjermane ne kuader te marreveshjes se partneritetit qendrojne bashke me ushtaret afgane dhe i stervisin ata. Muajt e fundit ne menyre te perseritur ushtaret e ISAF-it kane rene viktima te plumbave nga afgane gjoja miq.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri gjerman i Mbrojtjes gjate vizites ne kampin OP North ne Afganistan 17.02.11. Ministri Guttenberg paralajmeroi ndaj venies ne pikepyetje te bashkepunimit me ushtrine afgane. Kush ben kete luan karten e kundershtarit. Por partneriteti sjell edhe rreziqe pranoi Guttenberg.

Ushtaret gjermane ne shenjester

Provinca Baghlan dikur mjaft e qete konsiderohet krahas Kundusit si nje nga zonat me te rrezikshme te misionit te Bundesverit dhe baze e talibaneve. Vitin e fundit atje jane vrare gjithsej pese ushtare gjermane ne beteja dhe atentate.

Ne prill te 2010-s ne Baghlan u vrane brenda nje ore kater ushtare gjermane. Tre prej tyre humben jeten kur mjeti i tyre i blinduar shpertheu nga nje bombe e vendosur ne uren ku po kalonin. Permes provinces kalon nje nga damaret me te rendesishem te furnizimit te trupave te NATO-s i cili lidh veriun e Afganistanit me kryeqytetin Kabul. Kjo eshte nje tjeter arsye pse kryengritesit kane interes te shtojne influencen e tyre atje.

Ne rajon jane aktive disa grupe ekstremistesh njeheresh luftetaret talibane rreth nje vit me pare zhvilluan perleshje te ashpra me milicet e nje tjeter baroni lufte liderit islamist Gulbuddin Hekmatyar per te siguruar hegjemonine ne Baghlan.

Bildunterschrift Pamje nga vendi i atentatit kunder ushtareve gjermane. Ministri gjerman i Mbrojtjes Guttenberg kaloi naten e se merkures 16.2. ne ate baze. Kampi i cili ndodhet ne nje koder eshte ngritur edhe me synimin per te nisur prej tij operacione ushtarake kunder talibaneve ne rajon. Ishte hera e pare qe ministri i Mbrojtjes kalonte nje nate te tere ne nje rajon lufte.

Kampi i njohur me emrin OP North ishte bere i njohur kohet e fundit pasi ne dhjetor te vitit te kaluar nje ushtar gjerman humbi atje jeten nga nje plumb i shkrepur pa dashje nga nje shok i tij. Rrethanat e sakta te incidentit po hetohen tani nga prokuroria. Ministri i Mbrojtjes u kritikua ne lidhje me kete rast per politiken e tij te informacionit.

Ne pergjithesi situata e sigurise ne veri te Afganistanit pra ne gjithe zonen ku jane te stacionuar ushtaret gjermane eshte permiresuar ndjeshem kohet e fundit. Vezhguesit vleresojne se per kete luan nje rol edhe prania me e madhe e trupave amerikane atje. Keshtu talibanet nuk kane me asnje zone nen kontroll ne provincen Kundus. Nese ky permiresim eshte i qendrueshem mund te thuhet vetem pas perfundimit te dimrit theksojne ushtaraket. Tradicionalisht moti ua ben te veshtire ekstremisteve te veprojne me efektivitet gjate muajve te dimrit.

Autor Kai Kstner / Eliana Xhani

Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›