E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthesa vendimtare - rrezimi i diktatures ne Shqiperi dy dekada me pare

Shkrimtari Bedri Myftari ne kohen e regjimit komunist ka qene i burgosur dhe i perndjekur politik. Ai e kujton deri ne detaje 20 shkurtin e vitit 1991. Grumbullin e madh te njerezve qe erdhi nga qyteti Studenti ku zhvillohej greva e urise e studenteve dhe pedagogeve te Universitetit qe ne ate kohe kishte emrin e diktatorit Enver Hoxha.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shkrimtari Bedri Myftari ne kohen e regjimit komunist ka qene i burgosur dhe i perndjekur politik. Nuk kam pare ndonjehere njerez aq te vendosur qe kishin bindje se monumenti i atij qe kishte neperkembur dhe kishte shtypur me dore te hekurt per dekada popullin smund te vijonte te qendronte ne qender te kryeqytetit. U be nje zhurme e madhe kur monumenti po lekundej. U gezova jashtezakonisht ishte nje gje e paimagjinueshme. Kur u rrezua busti i Enver Hoxhes ne mes te Tiranes atehere thame qe vdiq komunizmi ne Shqiperi. Ishte nje gezim i jashtezakonshem kujton Bedri Myftari.

Ndryshime rrenjesore ne dy dekada

Ne keto dy dekada qysh pas asaj dite per shkrimtarin Bedri Myftari jane shenuar ndryshime rrenjesore per Shqiperine. Nga nje vend teresisht i izoluar dhe ku perfundoje ne denimin me te rrepte nese flisje kunder rregjimit vendi eshte tashme anetar i NATO-s dhe aspiron qe te jete anetar ne BE. Pavaresisht transformimeve pozitive te pamohueshme ka dhe mjaft ceshtje te cilat duhet te merrnin zgjidhje me kohe ose mjaft te tjera qe levizin mjaft ngadale shprehet Myftari. Sipas tij keto jane dhe shkaqet qe kane zgjatur periudhen e tranzicionit ne Shqiperi.

Per shembull administrata eshte e mbushur prape me ish-et. Te perndjekurit politike nuk i kane marre te gjitha ato qe kane enderruar demshperblimin financiar dhe moral ceshtja e pronave ka mbetur ne vend nuk eshte bere denimi i krimeve te komunizmit. shte folur shume po kjo nuk eshte bere. Edhe ceshtja came nuk eshte zene atehere me goje dhe tani nga qeveria me frike e ze me goje.

Myftari shtron problematiken e njohur te prezences se korrupsionit ne cdo nivel te mosndarjes se pushteteve te besimit te ulet tek sistemi i drejtesise etj. per te cilat flitet ne cdo raport te faktorit nderkombetar mbi zhvillimet ne Shqiperi.

Drejtori i javores Free Press qe del ne Tirane Arban Hasani ne diten e rrezimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha ka qene nxenes ne Liceun Artistik mes pjesemarresve aktive ne mbeshtetje te greves se urise se studenteve dhe zhvillimeve te vrullshme qe ndodhnin ne Shqiperi. Ai e perkufizon renien e bustit te diktatorit si nje fitore te madhe ndaj frikes qe kishte mbjelle per rreth gjysem shekulli regjimi komunist. E sheh edhe si momentin e nje kthese pa zbrapsje drejt proceseve dhe reformave demokratike. Por koha e realizmit te tyre ka marre dhe po merr shume kohe thote Arban Hasani.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Arban Hasani drejtori i javores Free Press ne bisede me Deutsche Welle-n. Realizimi i reformave demokratike po merr shume kohe

Ky tranzicioni kaq i gjate nuk ishte i parashikuar 20 vite me pare. Qytetaret shqiptare studentet intelektualet dhe klasa politike mendonin ne ate kohe se kjo faze e tranzicionit do te ishte shume me e shkurter duke patur parasysh faktin se vendi yne ishte nder vendet e para qe ne fillim te viteve 90 aplikoi per integrim ne institucionet euroatlantike.

Per Arban Hasanin ajo qe ndodh aktualisht ne skenen politike shqiptare eshte nje sinjal i qarte se procesi integrues do te marre serish kohe.

Vendi ndodhet nen protesta te opozites. Serish ka ngjarje te renda mes mazhorances dhe opozites. Serish kemi te bejme me mungesen e dialogut politik gje e cila po frenon keto hapa integrues te Shqiperise thote drejtori i javores Free Press Arban Hasani.

Autor Arben Muka / Tirane

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›