E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentatet me bombe ende mister


Grupi hetimor qe po heton vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi vazhdon me intervistat e familjareve si edhe te personave qe u ndodhen ne afersi te automjetit ne kohen e shperthimit.

Asnje prej te dhenave te reja i grupit hetimor nuk behet publik, por pavaresisht deshires dhe impenjimit, grupi hetimor ndeshet me nje nder ceshtjet me te veshtira per t’u zgjidhur.

Jo vetem ne Shqiperi, por atentatet me eksploziv nga cdo byro apo agjenci hetimi zbulohen pas nje kohe relativisht te gjate. Eksplozivi, zhduk provat ne vendin e krimit, shkaterron cdo gjurme gishterinjsh qe mund te ekzistoje ne vendin e ngjarjes. Dhe ne statistikat e hetimeve per shperthimet me eksploziv, qe Vrasja e gjyqtaritVlorë, flasin familjarët e gjyqtaritVlorë, Topi në familjen Konomi Vrasja e gjyqtarit, reagon Kushtetuesja jane shtuar se tepermi ne vend kohet e fundit, prokuroria dhe policia shqiptare rezulton te kete nota negative.

Vetem gjashte muaj me pare ne Vlore, pak metra nga vendi ku ndodhi shperthimi i automjetit te gjyqtarit, skena ishte akoma edhe me e rende. E njejta menyre ekzekutimi, e njejta pamje. Dhe pas gjashte muajsh s’ka asnje piste hetimi ne lidhje me ngjarjen.

Ne 20 shperthimet me ekzploziv ne vend, policia ka arritur te zbuloje vetem nje rast te percaktuar si aksidental ne nje banese ne Vlore, ndersa vrasjet plagosjet apo tentativat e vrasjeve nuk jane zbuluar pothuajse asnjehere.

Nje tjeter rast i shperthimit ne ecje te automjetit daton ne nentorin e vitit te kaluar ne tirane, vetem pak metra nga selia e ambasades amerikane, rast qe krijoi panik ne zonen ku ndodhi, por qe hetimet nuk zbuluan asgje.

Po nje rast tjeter eshte ai i Aleks Kekes, kreu i PDK-se se Malesise se Madhe i cili rezultonte, sipas burimeve gjyqesore te mevonshme, i perzier ne shitjen apo prodhimin e eksploziveve artizanale duke perdorur C4. Ky lloj eksplozivi, me i fuqishmi i njohur ne Shqiperi, eshte vendosur ne shume raste ne automjete apo apartamente ne dy vitet e fundit ne Shqiperi.

Policia e kryeqytetit ne 6 marsin e kwtij viti, arriti te zbuloje ne rrugen e Elbasanit nje baze te prodhimit te ketyre bombave ku u gjet edhe C4. Deklaroi zyrtarisht se dy te arrestuarit dhane detaje te hollesishme per shperthime ku autoresia e krijimit te bombave ishte e tyre.

Grupet hetimore te ngritura ne rastet kur ka te vendosura sasi ekplozivi, shpresojne gjithmone ne gjetjen e shitesve te lendes plasese te perdorur. Dhe ne rastin e fundit eshte perdorur nje sasi ekplozivi e cila ndodhet me shumice ne vend, dhe nuk eshte i importuar.

Pavaresisht impenjimit grupi hetimor pranon se eshte nje nder ceshtjet me te veshtira per t’u zgjidhur, edhe ne funksion te tij jane vene cdo lloj resursi i mundshem. 
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Prrenjas, aksident në minierë, 1 i vdekur
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në minierën e Katielit, në Prrenjas. Vizat, dënohet biznesmeni britanik
Samuel Fongo 40 vjeçar, me origjinë nga Kameruni, u shpall fajtor për konspiracion në përdorimin e aplikimeve fallco për marrjen e lejeve të punësimit për shqiptarë që dëshironin të punonin në Britani. “Veriu si Katalonja”
Zgjidhje për veriun e Kosovës sikurse Katalonia e Spanjës. Ky është propozimi më i fundit i bërë nga shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Prishtinë, Piter Faith në një intervistë për “Observer” të premten. Kosovë, doganat, arrihet marrëveshje
Faktori politik vendor dhe ndërkombëtar kanë arritur një marrëveshje për funksionimin e doganave në pikat 1 dhe 31, në pjesën veriore të Kosovës. Elbasan-Rrogozhinë, aksident, dy të vdekur
Dy të vdekur ka qenë bilanci i një aksidenti rrugor në aksin nacional Elbasan-Rrogozhinë ndodhur pasditen e së shtunës, në fshatin Paulesh të Peqinit.

Lajmet kryesore

SHBA, kujtohet 11 Shtatori
Nisin ceremonitë e para. Clinton, Bush e Biden në Pensilvani
11 Shtatori, si ndryshoi bota?
11 Shtatori, Topi letër Obamës
Vlorë, Topi në familjen Konomi
11 Shtatori, Kosova mesazhe SHBA-së

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›