E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luani i Arte fiton Sakurov me Faustin e tij

Regjizori rus Aleksandër Sokurov fiton "Luanin e Artë" në  edicionin e 68 të  festivalit të filmit në Venecia me “Faustin” e tij. Regjizori rus morri cmimin më të lartë të  festivalit me  filmin që  frymëzohet nga tragjedia e Gëtes. Aktori irlandez me origjinë gjermane Michael Fassbender fiton kupën Volpi-  Coppa Volpi cmimin si aktori më i mirë për  interpretimin e tij në “Shame”, të Steve McQueen. Aktorja më e mirë femër  u shpall kinezja Deanie Yip, në rolin e një shërbyeseje tëk “A simple life” të Ann Hui. Cmimi special i jurisë shkoi për “Terraferma”  të Emanuele Crialese.

Luanin e Artë në natën e mbylljes së festivalit e dorëzoi kreu i jurisë regjizori gjerman Darren Aronofsky  sipas të cilit  ka filma që të  bëjnë të qeshësh  e ka filma që të bëjnë të qash por  Fausti është ndër ata filma të pakët që të  ndryshojnë përgjithmonë.  Gjatë një konference për shtyp pas mbylljes së festivalit regjizori  rus Sokurov u bëri thirrje  qeverive të vazhdojnë  të financojnë artin. Sic u shpreh ai "Kultura nuk është luks! Është baza për zhvillimin e shoqërisë".

Delina Bitraku

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›