Atentati, 40-vjeçari humbet këmbët, Të afërmit: Qëlloi shokun, e kreu dënimin
TIRANE - Pista të reja hetimi për atentatin ndaj ish-të dënuarit për vrasje, Petrit Marku. Mina me sahat që ishte vendosur në mjetin me të cilin udhëtonte 43-vjeçari, ka ngritur dyshime të reja për grupin hetimor. Burime policore sqarojnë se është duke u hetuar edhe veprimtaria që Marku mendohet se ka zhvilluar në Belgjikë pas përfundimit të dënimit të tij në Shqipëri. Burime nga grupi hetimor po hetojnë edhe mundësinë se atentati ndaj Petrit Markut ka lidhje me përfshirjen e tij në trafiqe të paligjshme. Ndërkohë, që forcat e policisë janë duke hetuar edhe pistën se atentati ndaj ish-të dënuarit është bërë për larje hesapesh, pikërisht me vrasjen që Marku ka bërë në 16 shkurt 1999 në rrugën “Mine Peza” në Tiranë. Sipas policisë, 43-vjeçari ka vrarë pas një konflikti Manil Likën dhe më pas u shpall në kërkim. Petrit Marku u largua nga Shqipëria dhe deri në vitin 2003 jetoi me një tjetër identitetet. Ai njihej si Haki Mulaj nga Kosova, gjë që zgjati deri në vitin 2005, kur Marku u arrestua në Belgjikë dhe u ekstradua në Shqipëri. Pas kësaj, 43-vjeçari u dënua me 25 vite burg për veprën penale “Vrasje me dashje” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.874, datë 27.09.2006. Ky vendim u ndryshua një vit më vonë, me vendimin nr.207, të Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku iu fal 1 vit nga dënimi i mbetur. Ndërkohë, po në vitin 2010, Petrit Marku ka përfituar ulje dënimi nga amnistia dhe një vit më parë, ai do të lirohej nga burgu i Shën Kollit. Nga ana e strukturave të policisë janë shoqëruar më shumë se 10 persona në polici, si persona të dyshuar që mund të kenë lidhje me atentatin ndaj ish-të dënuarit për vrasje. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në polici janë shoqëruar edhe të afërmit e Manil Likës, personit që u ekzekutua vite më parë nga 43-vjeçari, por edhe pas dëshmive të tyre, policia nuk ka dalë në një konkluzion përfundimtar për ngjarjen e së dielës. Ndërkohë, që pritet që mbi këtë ngjarje të hedhë dritë edhe dëshmia e vajzës holandeze që udhëtonte me Markun në momentin e shpërthimit. Rreth orës 18:35 të së dielës në zonën e Laprakës makina tip “Benz” me targa AA787DK, e drejtuar nga Petrit Marku është hedhur në erë, pasi në të ishte vendosur një minë me telekomandë. Sipas policisë, autorët e atentatit kanë pasur si qëllim ekzekutimin e objektivit, por ai ka arritur të shpëtojë vetëm sepse pjesa e sipërme e makinës ka qenë e hapur. Pas ngjarjes, është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak drejtuesi i mjetit, Petrit Marku, ndërkohë që e dashura e tij dhe dy nipërit e tij, që udhëtonin bashkë me të në makinë nuk kanë pësuar dëmtime. Aktualisht, Marku ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, edhe pse nga ky atentat ka humbur të dyja këmbët. Të afërmit e tij nuk pranojnë të komentojnë shumë lidhur me ngjarjen, por në momentin që bëhet lidhja e shpërthimit me vrasjen e 1999, të afërmit e Markut shprehen: “E ka kryer dënimin për atë vrasje”.
Si e morët vesh lajmin?
Unë jetoj në Durrës, por e pashë në televizor lajmin. Pastaj më morën dhe më thanë se çfarë kishte ndodhur. Më thanë që Petritit i kishin vënë minë në makinë dhe ai ishte plagosur rëndë. Bashkë me atë ishte e dashura e tij holandeze dhe dy nipërit, që nuk janë dëmtuar.
Sa kohë kishte Petriti që ishte kthyer në Shqipëri?
Kishte një muaj që ishte rikthyer për të kaluar pushimet me familjen, por do ikte sërish.
Po në Belgjikë sa kohë kishte që ishte larguar?
Pasi kishte dalë nga burgu i Shën Kollit, Petriti iku në Belgjikë dhe jetonte atje.
Petriti ka bërë një vrasje në vitin 1999, çfarë ka ndodhur realisht?
Po, është e vërtetë që ka bërë një vrasje. Ka vrarë shokun e tij.
Dyshoni se atentati ndaj të afërmit tuaj, ka lidhje me atë ngjarje?
Nuk dimë ende se çfarë të themi. Por, Petriti e ka bërë, e ka kryer dënimin për atë vrasje. Ai e kreu dënimin për vrasjen që bëri.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)