E Diel, 1 Nëntor 2026

Nadal mposht Novak Djokovic dhe shpallet fitues në ‘US Open’

Rafael Nadal ka arritur të mund numrin një në tenis, serbin Novak Djokovic, duke u shpallur fitues i ‘US Open’. Tenisti spanjoll tregoi edhe një here formën e mirë që po kalon, duke e mposhtur Djokovic me rezultatin e përgjithshëm 3-1, (6-2, 3-6, 6-4, 6-1).

Ky ishte titulli i dytë në ‘US Open’ për Nadal, i cili qëndroi për 7 muaj i dëmtuar edhe tani është kthyer në kondicionin e tij më të mirë.

“Para së gjithash jam shumë, shumë i emocionuar. I gjithë ekipi im e di se sa e rëndësishme ishte ndeshja e sotme për mua. Të luash ndaj Novak është gjithmonë ndjenjë e veçantë dhe askush nuk e sjell lojën time deri në kufirin që e sjell ai. Urime, je një lojtar i shkëlqyer me karrierë mahnitëse”, deklaroi Nadal pas fitores.

Turneu i ‘US Open’ u zhvillua nw New York.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›