Kuvendi i Kosovës miraton sot buxhetin për vitin 2010
Në vazhdim të seancës do të shqyrtohen për herë të dytë edhe një sërë projektligjesh të tjera që kanë të bëjnë me projektligjin për buxhetin, siç janë: Projektligji për tatimin në vlerën e shtuar, Projektligji për tatimin në të ardhurat e korporatave, Projektligji për tatimin në të ardhurat personale, Projektligji për masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, si dhe Projektligji për borxhet publike. Do të shqyrtohet, ndërkaq edhe Projektligji kundër korrupsionit. Gjithashtu pritet edhe shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri për vazhdimin e afatit shtesë për shqyrtimin e Projektligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.