Atentati i Hikmet Kotorrit në Tiranë, për konflikte biznesi
TIRANE- Biznesmeni i ekzekutuar dy ditë më parë në kryeqytet dyshohet të jetë vrarë për shkak të konflikteve që lidhen me biznesin e tij në fushën e ndërtimit. Burime nga Policia e Tiranës, bëjnë me dije se ekzekutimi i 43- vjeçarit Hikmet Kotorri ka lidhje me ngjarjen e një muaji më parë, kur në afërsi të zonës së Liqenit të Thatë ortakut të tij i hodhën makinën në erë. Sipas burimeve të sigurta nga policia, edhe ekzekutimi i biznesmenit të ndërtimit ka lidhje me këtë ngjarje dhe dyshohet se atentatorët mund të jetë të njëjtët persona që hodhën në erë makinën e ortakut të Kotorrit disa javë më parë. Madje, një muaj më parë, lidhur me këtë ngjarje 43- vjeçari është marrë në pyetje. Por, policia bën me dije se për vrasjen e Kotorrit po hetohen të gjitha pistat, duke mos përjashtuar as problemet personale apo ndonjë konflikt të vjetër që mund të ketë pasur biznesmeni më parë. Policia po heton edhe të gjitha huamarrjet e tij, si dhe konfliktet e pronësisë që mund të ketë pasur biznes- Aurora Koromani meni i ndërtimit.
ATENTATI
Mbrëmjen e së dielës, në kryeqytet u ekzekutua me katër plumba 43-vjeçari Hikmet Kotorri. Ngjarja u shënua rreth orës 22:30, pranë banesës së biznesmenit në kryqëzimin e rrugëve “Ali Visha” dhe “Besnik Sykja”. Sipas policisë, Kotorri ka qenë duke u futur në hyrje të pallatit, kur është qëlluar me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar. Vetëm pak hapa larg banesës, Kotorri është qëlluar katër herë, ndërkohë që dyshohet se atentati është kryer nga dy persona, të cilët ende nuk janë identifikuar. Burime nga policia bëjnë me dije se autorët kanë qenë duke e pritur biznesmenin dhe në momentin që ai është afruar pranë banesës, ata e kanë qëlluar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë, babai i tre fëmijëve është dërguar drejt Spitalit Ushtarak, ku mësohet se ka ndërruar jetë gjatë rrugës, për shkak të plagëve të marra në trup dhe në kokë. Burime nga policiaekryeqytetitbëjnëmedije, se 43-vjeçari ka pasur kërcënime gjatë javëve të fundit, por nuk ka kërkuar mbrojtjen e policisë. Ndërkohë, gjatë natës të së dielës janë shoqëruar në ambientet e policisë, mbi 20 persona që kanë qenë afër vendit të ngjarjes, por edhe një numër i madh personash të afërt me biznesmenin, apo edhe ata që kanë pasur konflikte gjatë dy viteve të fundit. Sipas policisë, janë sekuestruar edhe pamjet filmike të një kamere sigurie të ndodhur pranë vendngjarjes, të cilat do të ndihmojnë për të bërë të mundur identifikimin e autorit. Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, policia ka theksuar se ka arritur të mbledhë në vendngjarje gëzhojat dhe po pret ekspertizën nga laboratori për to. Në formë zyrtare nga policia sqarohet se në lidhje me motivet e ngjarjes së rëndë, është duke u hetuar në pistën kryesore të konflikteve për shkak të aktivitetit të tij privat.
REAGIMET
Familjarët dhe të afërmit e biznesmenit nuk pranojnë për asnjë moment se i afërmi i tyre mund të ketë pasur konflikte me njeri, qofshin këto për shkak të punës apo edhe në jetën personale. “Hikmeti ka qenë një njeri i mirë, korrekt dhe punëtor. U ka dhënë punë shumë njerëzve dhe na ka mbajtur me bukë”, pohon një punëtor i tiji nga Përmeti, - qyteti i lindjes së biznesmenit Kotorri. Ndërkohë, të kontaktuar nga Gazeta, edhe ortakë dhe përfaqësues të kompanisë që drejtonte Kotorri, nuk pohojnë se ai ka pasur konflikte me njeri.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)