Gazmend Sallaku dënohet për korrupsion, por s’do të qëndrojë asnjë ditë në qeli
TIRANE- Gazmend Sallaku, ish-drejtori i qendrës sportive “Qemal Stafa” u shpall fajtor për korrupsion, por nuk do të qëndrojë asnjë ditë prapa hekurave. Gjykata e Tiranës ka shpallur verdiktin për të pandehurin Sallaku, të cilin e dënoi me tri vite burg për veprën penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Treshja gjykuese e kryesuar nga Regleta Panajoti e ka pezulluar ekzekutimin e dënimit për një periudhë prej tri vitesh, kohë gjatë së cilës Sallaku nuk duhet të kryejë asnjë vepër tjetër penale. Në këtë mënyrë, gjykata i ka dhënë mundësinë ish-drejtorit të stadiumit “Qemal Stafa” të mos mbyllet asnjë ditë në qeli. Në dosjen e prokurorisë thuhej se “Në periudhën 08 gusht 2011 - 15 gusht 2011, Sallaku ka kërkuar para nga P.L pronar i një dyqani kancelarie “C...” për të lidhur një kontratë qiraje me këtë të fundit, për disa ambiente të pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Në bisedat e bëra Gazmend Sallaku ka kërkuar shumën prej 300.000 lekësh dhe nëse pagesa nuk realizohej, ai ka kërcënuar P.L që do t’i prishte investimet paraprake prej 2.000.000 lekësh të realizuara nga ky person në ambientin që do të merrte me qira. Me insistimin e P.L i pandehuri Sallaku e ka ulur shumën e kërkuar në vlerën e 150.000 lekësh.
Në datë 15.08.2011 i pandehuri Gazmend Sallaku, në zyrën e tij në stadiumin “Qemal Stafa” ka marrë prej P.L shumën prej 150.000 lekësh”. Sallaku u gjykua në gjendje të lirë, pasi javë pas arrestimit, ai u lirua me një masë më të lehtë sigurie dhe jo atë të arrestit me burg.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)