Dëmtimet kuqezi, frika e vetme e Xhani De Biazit
Nuk e ka deklaruar publikisht, por mes miqsh ka shprehur ankthin e vetëm që ka në këtë periudhë trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi. Frika më e madhe për trajnerin italian mbeten dëmtimet që mund të pësojnë futbollistët kuqezi me skuadrat ku aktivizohen. Shumë kampionate janë drejt fundit dhe natyrisht shumë ekipe ende nuk i kanë realizuar synimet e tyre. Janë pikërisht 12 futbollistë të kombëtares, që janë në aktivitet për të paktën edhe 2 javë. Duke nisur që nga portieri Etrit Berisha, që ka 10 ndeshje që ka nisur kampionatin me Kalmarin. Për të vijuar me Armend Dallkun, që do të luajë edhe tri ndeshje me Vorslkën në Ukrainë; Debatik Curri ka edhe dy ndeshje me Gençlebirliginë në Turqi; Mërgim Mavraj edhe 2 ndeshje me Furthin në Bundesligë; Elseid Hysaj, përveç 2 ndeshjeve me Empolin, ka edhe ndeshjet e "play-off"-it; Alban Meha ka edhe dy ndeshje me Paderbonin; Migjen Basha, Erjon Bogdani dhe Edgar Çani kanë dhe nga tri ndeshje në Serinë A; Armando Sadiku vijon në aktivitet me Luganon dhe në fund Hamdi Salihi është në aktivitet të plotë në Kinë me ekipin e tij, teksa luan edhe në Champions-in aziatik.
MUNGESAT
Te lojtarët që janë në aktivitet nuk janë llogaritur tre mungesat e sigurta për ndeshjen ndaj Norvegjisë, por edhe ata që kanë shumë pak shanse të aktivizohen ose që kanë përfunduar aktivitetin. Cana, Lila dhe Roshi janë mungesat e sigurta për shkak të kartonëve në ndeshjen e 7 qershorit, kështu që ata mund të aktivizohen në ndeshjen miqësore që mund të luhet më 1 qershor ndaj Turqisë, ndeshje që pret konfirmimin nga pala turke. Orges Shehi dhe Tefik Osmani nuk kanë shumë impenjime me Skënderbeun dhe Teutën, ata më shumë presin të festojnë, njëri titullin dhe tjetri pjesëmarrjen në Europë. Pra, po të vësh re, është më shumë se një formacion në aktivitet të plotë, ku disa prej lojtarëve kanë impenjime serioze, si Bogdani, Hysaj apo Dallku. Por edhe lojtarët e tjerë kërkojnë arritje personale dhe mund të ndodhë që mund të dëmtohen.
GRUMBULLIMI
Trajneri De Biazi, duke lënë disi ankthin e dëmtimeve (urojmë që mos dëmtohet asnjë), ka menduar edhe një grumbullim disaditor për në Zvicër, duke qenë larg presionit, por edhe në temperatura më të ulëta me ato që mund të jenë në fillim të qershorit në Shqipëri. Është menduar data 29 maj si dita e grumbullimit, ndërsa mbetet për t'u konfirmuar saktësisht, njëkohësisht edhe vendi në Zvicër. Deri në fund të majit të gjithë futbollistët kanë përfunduar impenjimet me skuadrat e tyre dhe do të jenë në shërbim të De Biazit. I vetmi duket se do të jetë Hysaj, që do të luajë ndeshjet e "play-off"-it pas dy ndeshjeve të mbetura në Serinë B. Empoli është kandidat për t'u ngjitur në Serinë A.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)