Atentati me 2 viktima dhe 2 të plagosur në Shkodër, RENEA kontrolle në Dobraç

Forcat RENEA, pasi kanë mbërritur ne qytetin e Shkodrës, kanë nisur kontrolle në perimetrin e zonës ku ndodhi ngjarja e rëndë me dy viktima dhe dy të plagosur.
Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata bën me dije se aktualisht kanë hyrë në Dobraç, ku po kryejnë kontrolle nëpër banesa.
Mësohet se deri më tani nuk ka të shoqëruar, por vetëm marrje në pyetje të personave që mund të kenë dijeni.