Atentati me tritol, te dyshuarit nuk e pranojne

Ndersa vazhdon te mbetet ne gjendje shendestesore te rende njeri prej tyre 21-vjecari Erges Isufi, tjetri ka kundeshtuar ne polici duke deshmuar se, ishte duke ju larguar bluve per te mos shkuar ushtar.
Por alibia e dy te rinjve rrezohet poshte sipas policise e cila pasi ka marre kontakt me degen e mobilizimit te rekruteve te kryeqytetit, rezulton se te dy emrat nuk kane qene ne listen e atyre qe kerkoheshin per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak.
Pronari i bar "Dea" ne kryeqytet, tha se nuk njihte asnje prej dy te rinjve te cilet jane te dyshuarit e policise, sipas te ciles krimi eshte kryer me pagese.
Pas minuta pas atentatit nje patrulle policie u vu ne ndjekje te nje motociklete ne rrugen "Ali Demi", me te cilen udhetonin dy te rinj. Ata nuk i ndaluan policise pas sinjalit te dhene dhe me pas u ndaluan si te dyshuar per atentatin me eksploziv.