E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, 2 javë pas aplikimit, ende s'ka nis shpërndarja

Sot plot 2 javë pas nisjes së aplikimeve të para të qytetarëve për pajisjen me karta të identitetit, ende nuk ka nisur procesi i shpërndarjes së tyre. Ndonëse procesi i aplikimeve vijon, ende nuk ka një datë për shpërndarjen e tyre. 

TIRANE- Pranë njësisë bashkiake numër dhjetë në kryeqytet ashtu si edhe në të gjitha njësitë bashkiake të tjera të Tiranës, qytetarët sot nuk kanë mundur të pajisen me karta të reja. Edhe pse pas datës 12 janar dita kur nisi procesi i aplikimit kjo e hënë ishte vendosur si afati zyrtarë për shpërndarjen e kartave të para të identitetit. Në hyrje të njësisë bashkiake numër dhjetë qytetarët njoftohen përmes një lajmërimi se ende asnjë kartë nuk ka nisur të shpërndahet. Ndërsa procesi i aplikimit në këtë njësi ka vijuar normalisht edhe sot. Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se procesi i pajisjes me karta ka mbetur peng i një vonesë që ka për shkak rikonstruksionin e qendrës në të cilën kartat duhet të prodhohen. Ndërkaq një ditë më parë qeveria shqiptare për të gjithë ata të cilët nuk janë të pajisur me pasaportë la afat deri në datën 15 prill për kryerjen e aplikimit për pasaportën e re ose në të kundërt do të merren mbi nëntë masa ndëshkimore. Ndërsa është vendosur që tu jepet e drejta të gjithë atyre të cilët zotërojnë një pasaportë 10-vjeçare. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›