E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës- parku energjetik, banorët takim me kompaninë

Banorë të Durrësit do të takohen nesër me kompaninë energjitike italiane “Enel” për të dikutuar ndërtimin ose jo të dy TEC-eve me qymyr në parkun energjitik të Porto Romanos. Diskutimi pritet të përqëndrohet tek ndikimi në mjedis i parkut energjitik. 

DURRES- Banorët e Durrësit do të takohen nesër me kompaninë energjetike “ENEL”, për të diskutuar ndërtimin ose jo të dy TEC-eve me qymyr në parkun energjetik të Porto Romanos. Në kuadër të ligjit shqip0tarë që e sheh të detyrueshëm informimin e publikut për vepra që kanë ndikim në mjedis, “ENEL” duhet të shpjegojë se si do të jetë ky investim dhe sa ndikim do të ketë ai në ambient. Takimi me komunitetin jen pas notës së protestës që Ekolëvizja i dërgoi Ministrisë së Mjedisit ku kërkohet dhe fjala e komuniteteve që ndodhen brenda rrezes prej 45 kilometrash në zonën që kufizon këtë park energjetik.
Për nënkryetarin e Bashkisë Adrian Çela e rëndësishme është të qartësohen dyshimet dhe të marri përgjigje pyetjet që lidhen me këtë investim.
Sipas legjislacionit vendas dhe konventave ndërkombëtare që ka nënshkruar shteti shqiptar, informimi dhe pjesëmarrja e komuniteteve të prekura drejtpërdrejt nga ndërtimi i veprave të tilla është i detyrueshëm. Ndërkohë qeveria shqiptare në vendosjen e 850 ha të Porto Romanës si park energjetik nuk ka kryer asnjë takim deri më tani, përjashto takimin me komunitetin e Katunit të ri. Për nënkryetarin Çela jemi ende në kohë për të dhënë mendimin në këtë vendimmarrje. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›