Atentati ndaj Elton Fushëspranga nënoficerit të ushtrisë
Të tjera rreth shkrimit Atentati më 10 shtator
TIRANË - Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Majlinda Hoxhës dhe plagosjes së Elton Fushës. Burime nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se, në pranga është vënë Ndriçim Balla, 33 vjeç, nënoficer pranë “Shkollës së Bashkuar”, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë mbrëmjen e 9 shtatorit në lokalin e basteve në zonën e ish-Bllokut.
Nga të dhënat e policisë është mësuar se, Balla ka dashur që të vrasë Elton Fushën pasi ky i fundit kishte pasur një sherr me vëllanë e të ndaluarit. Sherri duket se ka nisur për shkak të një borxhi që fusha i ka vëllait të Ndriçim Ballës.
Ndalimi i tij, është bërë nga efektivët e strukturave kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Polica bën të ditur se, "nga hetimet intensive të kryera dhe tërësia e provave materiale të grumbulluara nga kjo strukturë ka rezultuar se ky është autori i dyshuar i vrasjes me armë zjarri të shtetases Majlinda Hoxha, si dhe plagosjes rëndë të shtetasit Elton Fushës".
Materialet procedurale do t’i referohen për veprime të mëtejshme Prokruorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, tha Policia e Tiranës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)