Atentati ndaj Kajes eshte vrasje me paramendim
TIRAN - Prokuroria e Tiranes e ka cilesuar atentatin ndaj kreut te Inspektoratit Ndertimor te Bashkise se Tiranes Ardit Kaja si nje vrasjes me paramendim e mbetur ne tentative. Ndryshe nga policia qe e cilesoi thjesht si kercenim prokuroria ka nisur procedimin me akuzen e siperpermendur dhe i ka lene uniformave blu porosite konkrete se ku duhet te perqendrojne hetimin.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes sipas te cileve prokurori Etjen Kapo e ka deleguar ceshtjen per hetime te metejshme ne sektorin e vrasjeve ne Drejtori te Policise se kryeqytetit.
Dosje e ngjarjes se Kajes i eshte kaluar prokurorit te gatshem te linjes se vrasjeve Etjen Kapo. Ky i fundit me ndihmen e hetuesve te Policise se Shtetit dhe drejtuesit te linjes se tij pas analizes se provave te administruara nga policia dhe deshmise se vete te plagosurit Kaja dhe deshmitareve te tjere ka vendosur qe pasditen e djeshme dosja ti delegohet sektorit te vrasjeve prane Drejtorise se Policise per hetime te metejshme - thane burimet nga institucioni i akuzes.
Sipas tyre mesohet gjithashtu se prokurori Kapo ka bere edhe regjistrimin e procedimit penale per vepren penale te vrasjes me paramendim te mbetur ne tentative. Por kjo ngjarje nuk eshte klasifikuar per shkak te detyres pasi nuk jane gjetur elemente qe e provojne kete gje.
Ne ditet ne vazhdim gjate hetimeve qe do te kryhen nese policia sjell ndonje prove qe provon se atentati ndaj Kajes ka qene per shkak te detyres dosja do ti kaloje Prokurorise per Krime te Renda per hetime te metejshme si institucion qe heton keto vepra penale.
Por deri tani nuk kemi ndonje indice apo prove qe fakton se kreu i Inspektoratit Ndertimor te Bashkise se Tiranes eshte qelluar per shkak te detyres - thane burimet e prokurorise.
Gjithashtu po keto burime saktesuan se gjate marrjes ne pyetje te personit te demtuar ai ka pretenduar para hetuesve se eshte qelluar per shkak te detyres dhe qe ka prapavija politike.
Ne procesverbalin e marrjes ne pyetje me cilesine e personit te demtuar shtetasi Ardit Kaja ka renditur disa emra konkrete te personave me te cilet kohet e fundit kishte pasur perplasje per shkak te punes apo per ceshtje private. Mes te permendurve jane edhe emra te zyrtareve te Partise Levizja Socialiste per Integrim dhe militante te saj me te cilet nje dite para se te sulmohej me arme kishte pasur nje perplasje per heqjen e banderolave dhe flamujve nga rruget e Tiranes -thane burimet e prokurorise.
Prokuroria sqaroi se me delegimin e dosjes ne polici oficereve perkates i eshte lene detyre edhe marrja ne pyetje e personave te permendur nga vete i demtuari Kaja si dhe hetimi i ceshtjes ne rruge operative per te arritur ne zbulimin e atentatoreve. Ngjarja per te cilen prokuroria tashme ka nisur hetimet ka ndodhur mengjesin e se henes me 4 prill 2011 rreth ores 0925 minuta ne rrugicen e ngushte mes Ministrise se Mbrojtjes asaj te Bujqesise dhe selise se Partise Socialiste.
Atentatoret dyshohet se kishin ndjekur makinen e Kajes dhe kane shfrytezuar pikerisht kete vend pa shume levizje rruga eshte e bllokuar nga punimet ne sheshin Skenderbej. Ndaj ish-deputetit Kaja eshte qelluar vetem nje here dhe ai ka marre nje plumb ne kembe.