PS hap fushaten Rama Askush te mos preke voten

TIRAN - Nen sloganin E vetmja rruge Partia Socialiste hapi dje fushaten elektorale per zgjedhjet vendore te 8 majit. Ne ceremonine qe u zhvillua ne ambientet e Pallatit te Kongreseve drejtues socialist dhe anetare te Aleances per te Ardhmen mbajten fjalimet e tyre per ti kerkuar voten qytetareve te gjithe Shqiperise.
Fillimisht ne skene u vendos emri i kryeqytetit dhe pas seciles germe qendronin banor te Tiranes qe perfaqesonin shtresa te ndryshme shoqerore. Pas fjalimeve te tyre ne vendin ku u pozicionuan qytetaret u vendosen eksperte te Bashkise se Tiranes te cilet prezantuan punen e bere ne vitet qe Bashkia eshte administruar nga Edi Rama.
Pas publikimit te nje videoje per ate qe ndodhi me 21 janar moren fjale dhe kandidat te Aleances per te Ardhmen.
Ne na duhet nje qeveri qe punon me dinjitet dhe me siguri ne pune dhe ne jete. E vetmja rruge per ti bere realitet te gjitha keto kerkesa elementare por te humbura eshte Aleanca per te Ardhmen dhe Partia Socialiste e Shqiperise- iu drejtua qytetareve kryetari i Partise Socialiste.
Ne fjalen e tij ai theksoi se politika duhet te behet forca e promovimit te ideve dhe projekteve qe ata te jene frymezimi i bashkejeteses qytetare. Dhe sipas tij e vetmja rruge per ta bere realitet per Shqiperine kete vizion eshte Partia Socialiste e vetmja rruge.
E vetmja rruge qe askush te mos humbase vendin e punes asnje mesues asnje polic te mos trembet per buken e gojes se femijeve te tij asnje sipermarres te mos kercenohet nga gjobat mafioze per shkak te bindjes se tij - nenvizoi Edi Rama.
Ne fjalen e tij Rama u ndal dhe ceshtjen e votes se zgjedhjeve te ardhshme. Ai paralajmeroi mazhorancen qe te mos preke voten sepse rrezikojne shume. Saliu dhe Iliri duhet ta dine se cfare rrezikojne ne rast se prekin voten me 8 Maj ashtu sikunder nuk do harrojme asnje drejtues policie dhe asnje drejtorie ne shtet qe do beje presionin me te vogel qofte dhe mbi nje votues te aleances sone.
Ndersa per disa drejtore qe kane nisur te ofrojne lek si kandidate te pozites i siguroj se do jene subjekte te procesit te transparences per gjithe koncesionet e privatizimet e paligjshme- paralajmeroi Rama. Sipas tij vota e 8 Majit eshte mundesia te marrim hakun qe i takon padrejtesive te bera.
Ai theksoi se keto te jene zgjedhjet e reja per fundin e salillekut. Fitorja e Aleances per te ardhmen eshte kudo ne Shqiperi. Kudo vota eshte per ne sepse vota eshte per cdo qytetar qe kerkon nje rruge per te ardhmen duke i thene kurre me pushtetit se shkuar. E vetmja rruge per Shqiperine eshte rruga jone - deklaroi lideri i socialisteve dhe i opozites shqiptare.
Opozita perkujton te vraret e 21 janarit
TIRAN - Pas mbajtjes se fjalimit te eksperteve te Bashkise se Tiranes per punet e kryera deri me tani dhe projekti qe do te vijoje ne hapjen e fushates per zgjedhjet e 8 majit nga Partia Socialiste jane perkujtuar dhe viktimat e 21 janarit.
Ne nje material te pergatitur nga organizatoret permes pamjeve qe jepeshin nga dy projektore te pranishmit dhe ato qe e ndiqnin drejtperdrejt hapjen e fushates kane pare nje video te pergatitur per demonstraten ku mbeten te vrare kater vete dhe u plagosen dhjetera te tjere.
Ne materialin prej 20 minutash shfaqeshin momente nga demonstrata te shtena te armeve nga ana e Gardes se Republikes deklarata te kryeministrit Berisha dhe pamje te tjera perreth kesaj ngjarje. Ne video u shfaqen dhe pamjet e video - skandalit Meta-Prifti. Pas ketij dokumentari historik bashkeshortja e Aleks Nikes kerkoi nga podiumi denimin e vrasesve qe i shkaktuan dhimbjen ne familjen e saj.
Gjinushi Me 8 maj goditje bandes qeveritare
TIRAN - Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi ka akuzuar mazhorancen per korrupsionin. Ne fjalen e mbajtur ne takimin e hapjes se fushates se Aleances per te Ardhmen anetari i ketij koalicioni deklaroi se Berisha me doren e majte dhe Meta me te djathten jane bere bashke per te vjedhur me te dyja duart.
Shqiptaret jane te bindur se korrupsioni ka vetem nje ngjyre ate te makuterise. Prandaj me 8 maj qytetaret do votojne per aleancen tone. Banda qeveritare akuzon te majten per korrupsion por harron se te akuzuarit nder vite sot i ka perkrah saj. Ndaj ju ftoj te gjitheve qe me 8 maj ti japin goditjen e merituar bandes qeveritare - apeloi Gjinushi.
Sipas tij Edi Rama ka arritur sukses ne qeverisjen e Tiranes dhe fitorja e Aleances per te Ardhmen do rikonfirmohet me 8 maj dhe Tiranes do ti bashkohen edhe qindra komuna.