Grabitet me arme cifti i tregtareve RENEA blindon rrethinat e Tiranes

Tirane 7 prill NOA- Dy persona me maska dhe te armatosur kane grabitur nje cift bashkeshortesh. Ngjarja ndodhi mbreme ne Dajt te Tiranes kur dy personat ende te panjohur nen kercenimin e armes kane urdheruar bashkeshortet te ndalojne automjetin. Mesohet se te demtuarit Ramazan dhe Edmonda Hoxha merreshin me tregti. Ata po ktheheshin ne banesen e tyre ne Priske kur kane rene pre e grabitesve.
Burime nga policia thane per agjencine NOA se autoret kane nxjerre nga makina ciftin duke i lene ne mes te rruges. Ata kane marre automjetin dhe jane larguar mes shpejtesi. Te demtuarit lajmeruan menjehere policia e cila mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes. Dhjetera efektive policie si dhe forcat e repartit te RENEA-s jane angazhuar per te bere te mundur zbulimin dhe kapjen e grabitesve.
Forcat policore geten te braktisur ne Farke te Tiranes automjetin e grabitur ndersa autoret kishin marre me vete mallin qe ndodhej ne makine.
Sipas deshmise se bashkeshorteve malli kapte vleren e 15 milione lekeve te vjetra. Policia dyshon se autoret kane grabitur edhe nje shume te konsiderueshme parash. Nderkohe qe operacioni per kapjen e tyre po vazhdon nga forcat e policise.
Burime nga policia thane se bashkeshortet nuk jane dhunuar nga grabitesit pasi nuk kane bere rezistence por u jane bindur urdhrave te tyre.
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme