Kryeson garën për Shtëpinë e Bardhë, Trump në fjalimin e tij: Do të ndaloj luftërat, do të bëj më të mirën për Amerikën

Donald Trump është shumë pranë fitores, duke lënë pas kundërshtaren e tij, Kamala Harris. Gjatë fjalimit të tij, Trump u shpreh se do të bëjë më të mirën për Amerikën.
Ai theksoi se do të ndalojë luftërat, teksa shtoi se në vitet kur ai ishte President nuk ka pasur kurrë luftë në vend.
Trump: Do të ndalojë luftërat. Republikanët janë partia e sensit të përbashkët. Nuk kemi pasur luftëra, për katër vjet, përveçse kemi mundur ISIS-in. Ne mundëm ISIS-in në kohë rekord, por nuk patëm luftëra. Unë nuk do të filloj një luftë, do t’i ndaloj luftërat. Ne do të zhbllokojmë fatin e lavdishëm të Amerikës, ne do të arrijmë të ardhmen më të pabesueshme për popullin tone. Do t’a bëjë SHBA-në më të mirë se kurrë. Zoti ma fali jetën për një arsye. Kjo arsye është për të shpëtuar vendin tonë dhe për ta kthyer Amerikën në madhështi, dhe tani ne do ta përmbushim atë mision