E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati në Elbasan, në kërkim autori

Elbasan- Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet K.M, i dyshuar si autor i atentatit të ndodhur një ditë më parë në qendër të qytetit të Elbasanit, ku mbeti i plagosur në kokë 25-vjeçari endri Biçoku dhe u plagos Ardian Veci.

“I dyshuari si autor është identifikuar, por për arsye hetimore nuk bëhen të ditur detaje rreth tij”- thanë sot burimet e policisë, duke shtuar se janë njoftuar edhe komisaritet e tjera për kërkimin e tij.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 09. 30 në një lokal kur autori qëlloi tre herë në drejtim të lokalit ku ndodhej 25-vjeçari dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja është regjistruar si pasojë e një konflikti të mëparshëm midis autorit të krimit dhe 25- vjeçarit Biçoku ndërsa pronari i lokalit është dëmtuar pa ndonjë lidhje me ngjarjen.

Nga të dhënat e para autori ka qenë i shoqëruar me një tjetër person, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë dhe policia ka shpërndarë postblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit të Elbasanit në kërkim të autorëve të cilët janë larguar me shpejtësi me një mjet dhe ende nuk ka gjurmë të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›