Mur: Njohja e Kosovës ndihmon paqen
Ambasadori amerikan në Podgoricë, Roderik Mur shprehet se njohja e Kosovës nga vendet fqinje ndihmon paqën dhe stabilitetin në këtë rajon.
“SHBA presin që Mali i Zi, si dhe vendet e tjera të rajonit, të njohin pavarësinë e Kosovës, sepse kjo do t'i kontribuonte forcimit të stabilitetit rajonal”,- ka theksuar ambasadori Mur.
Sipas tij pasiguria dhe marrëdhëniet jo të mira diplomatike në mes të shteteve të këtij rajoni, e dëmtojnë stabilitetin rajonal. (INA)