E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati në Lezhë- Një automjet i preu rrugën Kreshnik Mujecit, nga një tjetër zbritën dy ekzekutorët

Detaje të reja janë zbardhur rreth atentatit në Balldren të Lezhës, ku 39-vjeçari Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, Gentjana Mujeci, mbetën të vrarë pasi u qëlluan nga breshëri plumbash brenda në automjet.

Nga veprimet e deritanishme hetimore bëhet me dije se autorët i kanë ndjekur lëvizjet e viktimave.

Çifti po lëvizte në drejtim të Torovicës së Lezhës, kur në fshatin Balldren, është penguar nga një automjet që i ka prerë rrugën, duke detyruar Kreshnik Mujecin të ndalonte.

Në këtë moment, nga një tjetër automjet, i cili raportohet se ishte pa targa, kanë dalë dy persona të armatosur me kallashnikovë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të çiftit Mujeci, duke i lënë të vdekur në vend.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punon me pamjet për të krijuar një identitet të autorëve të dyshuar.

Pista e parë e hetimit mbetet hakmarrja lidhur me një vrasje 10 viteve më parë, për të cilën Kreshnik Mujeci dhe vëllai i tij, u ndaluan, por më pas u shpallën të pafajshëm. Paralelisht po punohet edhe për konflikte të tjera të mundshme të viktimës me persona të tjerë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›