E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati në Rinas, foto nga makina e djegur që dyshohet se u përdor nga autorët

Pas atentatit në Rinas, autorët dyshohet se u larguan me dy makina drejt Fushë-Krujës. Një prej mjeteve, që dyshohet të jetë përdorur gjatë ngjarjes, u gjet i djegur në fshatin Halil. Brenda tij, policia gjeti katër armë zjarri, të cilat dyshohet se u përdorën gjatë atentatit ku u vra Gilmando Dani.

RTSH ka siguruar foton e makinës së djegur, tip “Toyota”, që dyshohet se u përdor nga autorët.

Gjatë atentatit mbeti i plagosur edhe miku i Danit, M.Sh., i cili mori një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›