E Diel, 1 Nëntor 2026

Rimbushet sheshi "Tahrir": Mubarak të ikë menjëherë!

Pas bisedimeve të së dielës mes qeverisë dhe opozitës, u duke sikur intensiteti i protestave kishte rënë, por numri tepër i lartë i protestuesve të sotëm hodhi poshtë këto pretendime.

Dhjetëra mijëra persona gjithashtu kanë dalë në rrugët e Aleksandrisë, qyteti i dytë më i madh i Egjiptit. Dita e sotme është e pesëmbëdhjeta radhazi që protestuesit kanë paralizuar komplet Egjiptin.

Ka raporte se shumë protestues janë mbledhur edhe para godinës së Parlamentit. Një dëshmitar theksoi se të paktën një mijë vetë janë aty, teksa numri po shtohej minutë pas minute.

Sipas korrespondentëve të Al-Xhazirës, turma në Shesin Tahrir (Sheshin e Lirisë) u rrit ndjeshëm mesditën e së martës, me shumë persona që i bashkoheshin për herë të parë protestës. Të gjithë njëzëri kërkonin largimin e menjëhershëm të Mubarakut.

“Erdha këtu për herë të parë ngase ky kabinet është një dështim, Mubaraku përsëri po takon të njëjtat fytyra të shëmtuara…ai nuk e beson se ka marrë fund, është njeri shumë kokëfortë”, theksoi Afaf Naged , ish anëtar i bordit të Bankës Kombëtare të Egjiptit.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-02-08 17:17
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›