E Diel, 1 Nëntor 2026

Mubaraku i siguroi avion për pushime kryeministrit francez

Hosni Mubarak, i cili po përballet me protesta masive kundër qeverisë së tij, pagoi gjithashtu edhe për akomodimin e Fillonit gjatë pushimeve.

Ndërkohë, ministrja franceze e Punëve të Jashtme është përballur me kërkesa për dorëheqje ngase ka përdorur një avion biznesmeni tunizian gjatë kryengritjes së popullit atje.

Ministrja franceze e Punëve të Jashtme, Michele Alliot-Marie, ka shprehur keqardhjen për veprimet e saj.

Kryeministri francez, Francois Fillon, udhëtoi në Egjipt me familjen e tij mes datave 26 dhjetor dhe 2 janar.

Në komunikatën e lëshuar sot nga zyra e kryeministrit, thuhet se nuk është e pazakonte që gjatë udhëtimeve jashtë shtetit të përdorin akomodimin zyrtar nga vendet pritëse. Gjithashtu nuk është një shenjë korruptimi që një kryeministër të pranojë të udhëtojë me mjete të qeverisë Egjiptiane.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-02-08 20:32
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›