E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati, per larje hesapesh dhe droge

Atentati ndaj dy personave i ndodhur te shtunen e kaluar ne lagjen "Ali Demi", ne nje restorant te njohur, eshte duke u hetuar ne dy pista, larje hesapesh dhe trafiku i droges. Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur se investigimi eshte perqendruar ne keto dy drejtime prej Sektorit te Krimeve Kunder Shendetit dhe Jetes. Veshtiresi jane hasur ne identifikimin e autoreve, pasi te plagosurit Roland Domi, 36 vjec dhe Clirim Goroshjani, 37 vjec, jane shprehur se nuk munden t'i njihnin autoret qe ishin veshur ne te zeza. Gjate marrjes ne pyetje te dy te plagosurve policia nuk ka mundur te saktesoje personat te cilet kane kryer atentatin. Domi dhe Goroshjani ishin kthyer nga Italia dhe Gjermania prej disa javesh. Te plagosurit ndodhen ende ne spital dhe jane nen vezhgimin e uniformave blu, me qellim qe te mos jene perseri objekt i ndonje atentati tjeter, te cilit i shpetuan pak dite me pare, pasi kishin drekuar ne restorantin e njohur ne kryeqytet. Gjate hetimeve ka dale se i plagosuri Domi, i sapoardhur nga Italia, ka qene dhe objektivi kryesor i atentatit. Sipas mjekeve ky i fundit eshte ne gjendje me te rende si pasoje e nje plage qe ka marre ne bark dhe ne kembe, ndersa 37-vjecari, Goroshjani ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Per hetimet ne lidhje me plagosjen e ndodhur pak dite me pare ne Tirane, uniformat blu kane ngritur nje grup te posacem me specialiste, i cili po merret me zbulimin e shkaqeve te ngjarjes qe tronditi kryeqytetin ne fundjave. Por paralel me hetimet qe po zhvillohen per shkakun e plagosjes, policia eshte duke mbledhur materiale dhe per personat te cilet kane qelluar ndaj Domit dhe Goroshjanit me gjashte plumba pistolete. I pari sapo ishte kthyer nga Italia dhe eshte plagosur me rende, duke marre plage ne bark dhe ne kembe. Por gjate marrjes ne pyetje te te plagosurve eshte bere e ditur se dy personat qe qelluan me pistolete ndaj tyre ne nje prej restoranteve ne kryeqytet ishin me kapele ne koke dhe te veshur me te zeza.

Burime te policise kane bere te ditur se po vazhdojne hetimet per atentatin ne rrugen "Ali Demi", por qe ende nuk ka nje autor te identifikuar. Te vetmet prova qe disponohen jane gjashte gezhojat qe u derguan per ekspertize ne Laboratorin e Kriminalistikes dhe deshmite e te demtuarve qe me teper kane veshtiresuar hetimet. Pervec karakteristikave te veshjes dhe se mbanin kapele ne koke, nuk jane dhene hollesi rreth tipareve. Sipas policise, dy te plagosurit kane kaluar disa ore ne shoqerine e njeri-tjetrit ne restorant dhe me pas jane qelluar sapo kishin hipur ne makinen e tyre tip "Mercedez Benz". Policia tha se, pas atentatit autori u largua nga vendngjarja duke u ndihmuar nga nje bashkepunetor i tij.

Skema e atentatit

Dy shoket e sapokthyer nga Italia dhe Gjermania, pasi kane drekuar ne restorantin ne rrugen "Ali Demi". Por nje person ka hyre ne deren e jashtme te lokalit, duke iu afruar makines, ku ndodheshin dy personat, nje "Benz Rexhina", me targa TR 1380 L, dhe ka qelluar me pistolete gjashte here. Nderkaq, personi i dyte ka qene ne makine, duke pritur atentatorin dhe me pas jane larguar me shpejtesi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›