E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Takse per token djerre

Kryeministri Berisha, ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te PD-se, kerkoi nga ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, qe te mblidhej sa me shpejt taksa e tokave te lena djerre ne te gjithe vendin. Ne fjalen e tij, kreu i qeverise, Berisha, e konsideroi si te pakuptimte faktin qe nje pjese e madhe e tokave ne vend vazhdonin te ishin djerre dhe qe nga ana e ministrise te mos merrej asnje mase ne lidhje me kete gjendje. Sipas legjislacionit ne fuqi, te gjithe ata pronare qe disponojne toke bujqesore dhe e lene ate ne nje kohe te gjate pa mbjelle, atehere ata detyrohen te paguajne nje takse te vene nga qeveria. Por, duket se kjo takse ende nuk eshte administruar nga Ministria e Bujqesise dhe per pasoje situata ka mbetur e njejte. Ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te PD-se, kreu i qeverise ka theksuar se mbledhja e takses stimulon fermeret per mbjelljen e tokave te tyre dhe se kjo eshte e domosdoshme ne kushtet kur prodhimi vendas bujqesor eshte ne nivele te uleta. Nga ana tjeter, Berisha ka kerkuar edhe dhenien me qira te tokave bujqesore, te cilat vazhdojne te jene ne pronesi te shtetit. Edhe per kete ceshtje, Kryeministri Berisha kerkoi nga ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, qe te pergatitej edhe nje liste e plote me tokat bujqesore qe jane ne pronesine e shtetit ne menyre qe ato t'ju jepen fermereve per t'i punuar dhe per t'i mbjelle ato kundrejt nje kontrate qiraje mes tyre dhe shtetit.

Interes te vecante ne mbledhjen e djeshme te Grupit parlamentar te PD-se, Kryeministri Berisha tregoi edhe per projektligjet ne lidhje me token qe jane hartuar nga Ministria e Bujqesise. Nje nga keto ligje eshte ai per titujt e pronesise dhe tjetri lidhet me 9000 hektare toke shteterore, e cila pritet t'ju ndahet edhe pronareve legjitim. Keshtu, kreu i qeverise, Berisha, kerkoi kujdes ne lidhje me mendimin e ketyre ligjeve dhe bashkepunim te ngushte me Partine Republikane ne lidhje me ceshtje te vecanta qe gjenden ne keto nisma te rendesishme per pronat. Pak dite me pare, ne nje interviste per " Koha Jone", kreu i Grupit parlamentar te Partise republikane, Arian Madhi deklaroi se kishte arritur nje marreveshje me Partine Demokratike, sipas te ciles personat qe legalizohen nuk mund ta marrin dot titullin e pronesise pa u bere me pare demshperblimi per pronaret legjitime te tokes. Nga ana tjeter, Arian Madhi deklaroi se pritej te gjendej konsensusi me demokratet edhe per shume ceshtje te tjera te rendesishme qe lidheshin me keto drafte ligjore.

Paralajmerimi qe ne Dropull

Kryeministri Berisha, gjate nje vizite qe zhvilloi vitin e kaluar ne zonen e Dropullit, theksoi se ishte e patolerueshme qe te vazhdohej lenia e tokave djerre, te cilat po te ishin te mbjella do te rrisnin prodhimin bujqesor ne vend. Kryeministri Berisha deklaroi se do te gjobiteshin te gjithe ata pronare qe linin djerre tokat e tyre.

Gjana: Stimulim e sanksione per punimin

Ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, njekohesisht deputet i Partise Demokratike, u perball diten e djeshme me kerkesen e kreut te qeverise, Berisha, per ndermarrjen e sanksioneve per ata pronare qe linin tokat e tyre djerre per nje kohe te gjate. Nga ana e tij, ministri i Bujqesise, Gjana. deklaroi ne mbledhjen e Grupit parlamentar te PD-se se vetem 10% e tokave bujqesore ne vend jane lene djerre. duke mos u mbjelle nga pronaret e tyre. Sipas Gjanes, kjo perqindje e perkthyer ne shifra do te thote qe ne vend ekzistojne rreth 9000 hektare toke te lena djerre dhe qe nuk mbillen me produkte bujqesore nga pronaret e tyre. Sipas Gjanes, ministria qe ai drejtonte do te merrte te gjitha masat qe kjo siperfaqe toke te mos lihej me djerre, qofte me stimulimin per t'i mbjelle, apo qofte me sanksionet qe percakton ligji ne lidhje me ata pronare te tokave bujqesore, qe nuk i mbjellin pronat e tyre. Fenomeni i tokave te pambjella eshte me i perhapur ne vende, te cilat kane nje shkalle te larte emigracioni te banoreve te tyre, sic eshte edhe zona e Dropullit ne Gjirokaster.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›