E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati shoferi dhe dopio xhami i makines shpetojne Dritan Avllajn

TIRANE- Plagoset me nje plumb ne shpatull duke i shpetuar nje atentati te organizuar Dritan Avllaj i njohur me emrin Tan Lepri. Ngjarja ndodhi mbreme vone rreth ores 2200 ne rrugen Mihal Gramen ne kryeqytet prane nje kompleksi banimi ne ndertim. Avllaj mbeti i plagosur ne shpatullen e djathte nga nje plumb i kalibrit 9 mm.


Ne drejtim te tij dy persona te maskuar me skafandra ne nje motociklete qelluan 9 here por xhami dopjo i makines dhe manovrat e shoferit ia kane shpetuar jeten 44 vjecarit.


Biznemeni i njohur ka marre nje plage ne shpatull dhe demtime ne mjetin Mercedez- Benz S prodhim i vitit 2010. Avllaj po levizte me makine ne momentin e atentatit. Makina kishte ende targa gjermane EL 412 S dhe drejtohej nga shoferi i tij.


Sipas deshmitareve te pyetur mbreme nga Shekulli ne vendngjarje vetura me te cilen udhetonte Avllaj vinte nga rruga Ali Visha dhe kishte kaluar prane shkolles Mihal Grameno per te dale prane tregut elektrik. Ne kete kohe nje motociklete e cila vinte nga pas vetures qelloi me nje arme ne te kalibrit 9 mm se paku 9 here ne drejtim te vetures se Avllajt.


Plumbat e kapen mjetin ne xhamin e pasem te tij ndersa shoferi gjate te shtenave devijoi here pas here rrugen me qellim per tiu shmangur plumbave. Nga kjo manover dhe xhami i dyfishte te gjithe predhat e qitura nga nje pistolete qe mendohet te jete Zastava shkaktuan vetem nje plumb ne shpatullen e Avllajt.


Gjate te shtenave shoferi i Avllajt devijoi mjetin ne kryqezimin e pare te rruges duke mare ne te djathte te saj dhe u drejtua per nga kompleksi i banimit Grand.


Motocikleta bashke me dy personat mori ne te majte te kryqezimit duke zbritur tek tregu elektrik per te humbur me pas permes pallateve. Kur gjithcka perfundoi shoferi i Avllajt dergoi ate ne spitalin ushtarak ku mesohet se ai iu nenshtrua nje nderhyrjeje te shpejte per te hequr plumbin e marre ne shpatull.


Gjendja e tij mesohet se eshte jashte rrezikun per jeten. Me vone shoferi ktheu mjetin ne vendin e ngjarjes ku policia nisi te kryente kqyrjen e vendit te krimit si dhe te merrte deshmi te ndryshme.


Ne vend ngjarje policia sekuestroi se paku nente gezhoja te cilat mendohet se jane qitur nga arma e atentatoreve. Policia shoqeroi disa persona ne vendin e ngjarjes ndersa mesohet se nje prej tyre ka dhene nje deshmi shume te rendesishme per hetuesit.


Pistat e hetimit


Deri me tani nuk ka nje piste hetimi te mirefillte ne lidhje me ngjarjen por ndaj Avllajt ka patur dy atentate te meparshme ne Tirane. Ne atentatin e pare te ndodhur ne vitin 2001 Avllaj mesohet se ka marre nje plage te lehte ne kembe. U plagos prane Piramides kur u qellua nga nje person i panjohur. Kurse 3 vjet te shkuara ne lokalin e tij perballe Prokurorise se Pergjithshme shpertheu nje sasi lende plasese.


Miqesia me Thacin

Biznesmeni i njohur me nofken Tan Lepri ka sherbyer ne Kosove si nje nder protagonistet kryesore te shtabit elektoral te kreut te PDK-se Hashim Thaci. Ne Kosove duket se njeriu i shumediskutuar ketej kufirit eshte bere thuajse familjar ne underground-in e politikes kosovare.


Lidhjet e Avllajt me Hashim Thacin kane nje histori shume me te hershme se miqesia e perfolur e tij me Edi Ramen. Kjo miqesi e ka origjinen qe prej fillimit te viteve 2000.

Dritan Avllaj u be nje nder emrat me te perfolur ne Shqiperi kur politika shqiptare u investua dy muaj me pare ne nje fushate akuzash dhe kunderakuzash per nje projekt ndertimi ne zonen e Liqenit ne Tirane.


Ai u akuzua nga ana e Partise Demokratike ne Shqiperi si nje nder njerezit qe ndertonin ne Tirane fale mbeshtetjes qe i ofronte kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama. Ky i fundit deklaroi se akuzat jane nje fushate balte me te cilen Berisha kerkon tu thote shqiptareve se te gjithe jane hajdute si ne.


Kontrata e Liqenit


Kontrata e perfolur e ndertimit e Avllajt ishte se bashku me burrin e Albana Vokshit dhe Rrahman Selmanllarin tek Liqeni Artificial. Berisha pretendoi se Avllaj kishte marre 20 per qind te investimit kundrejt detyrimit per te nxjerre lejen e ndertimit.


Por Rrahman Selmanllari qe njihet ndryshe si sekser i djalit te kryeministrit nuk e pranoi kete ne prokurori. Prokuroria mbylli hetimet per ceshtjen por marredheniet mes Avllait dhe Selmanllarit dhe Tartarit nga ana tjeter u perkeqesuan.


Emrat e permendur


Rrahman Selmanllari i konsideruar si mik me djalin e Kryeministrit dhe Dritan Avllaj Tan Lepuri i permendur per njohjen e tij me kreun e bashkise se kryeqytetit u thirren ne Prokurori pas deklaratave te deputetes Albana Vokshi sipas se ciles bashkejetuesi i saj Arjan Tartari pagoi 20 te aksioneve per marrjen e lejes se ndertimit ne zonen e Kodrave te Liqenit Artificial. Per keto hetime u thirren edhe gardisti-biznesmen Fatos Skeja Ylber Cami dhe ndertuesi Ilir Trebicka


Ne prag te zgjedhjeve te 2009 granate ne lokalin e Avllajt pak pasi darkoi Rama


Dritan Avllaj i njohur ndryshe si Tan Lepuri eshte shfaqur ne politiken shqiptare ne fillim te viteve 2000. Ne ate kohe ai ishte shoferi i Monika Kryemadhit dhe emri i tij eshte perdorur nga Fatos Nano.


Ky emer eshte shfaqur ne menyre periodike ne shtypin shqiptar sa here qe afrojne zgjedhjet. Keshtu ne vitin 2009 vetem pak kohe perpara zgjedhjeve ne lokalin e tij u hodh nje granate. Ne ate lokal pak para kesaj ngjarje kishte darkuar Edi Rama.


Kohet e fundit emri i Dritan Avllajt eshte permendur nga mazhoranca. Deputetet e PD-se dhe kryeministri Berisha kane akuzuar kryetarin e opozites se shet lejet e ndertimit duke perdorur si sekser Dritan Avllajn. Avllaj u thirr ne Prokurori dhe ka sqaruar aty marredheniet e biznesit.


Dritan Prifti Meta prezantoi Tan Lepurin me Ramen ka qene shofer i Monika Kryemadhit

Ne kohen e debatit te ashper politik mbi ndertimet ne Liqenin e Tiranes nje nga deshmite me interesante ka qene ajo e ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti. Pyetjes se gazetareve Si ju duket reagimi i LSI-se dhe kryetarit te saj Ilir Meta pas largimit tuaj ai ju pergjigj


..Reagim per te ardhur keq reagim imoral dhe mafioz. Nga nje ane thoshin rruge te mbare dhe nga ana tjeter thoshin iku ne plehrin e Tan Lepurit dhe tek klubi kokaines. Une Tan Lepurin nuk e njoh as per fytyre dhe nuk e kam takuar kurre. Ai eshte shpikje e Ilir Metes.


Ilir Meta e ka prezantuar ate me Edi Ramen sepse kur Meta ishte kryeminister Tan Lepuri ka qene shofer i Monika Kryemadhit. Ai ka filluar te beje pune qe ne kohen e Metes dhe nese Iliri do ta kishte pyetur Moniken besoj nuk do ta lidhte emrin e Tan Lepurit me mua.


Edhe me kokainen une skam pasur kurre lidhje. Nuk e kam provuar kurre dhe skam asnje lidhje me askend qe e perdor apo trafikon. Kurse Ilir Metes i kane arrestuar shofer te bashkepunetoreve te ngushte me kokaine ne makine.

Ai i ka nxjerre viza miqve te Spartak Brahos qe jane arrestuar ne Itali me kokaine dhe para pak javesh i arrestuan sekretarin personal te Ministrise se Jashtme per akuza me trafik kokaine. Keta i shohin njerezit si peng te krimit sic jane dhe kane qene vete....

Plagoset me arme Dritan Avllaj

Dritan Avllaj i njohur ndryshe edhe si Tan Lepri eshte qelluar me arme pak minuta me pare nga dy persona ende te paidentifikuar duke i shkaktur plage ne shpatull. Mendohet se dy persona me skafander e kane qelluar ndersa Avllaj ka qene duke levizur me makine. Avllaj ndodhet ne Spitalin Ushtarak ne Tirane jashte rrezikut per jeten. Ngjarja ka ndodhur ne Rr. Mihal Grameno prane tregut elektrik ne kryeqytet. Policia ka nisur menjehere hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

Avllaj u be i njohur pasi Berisha e beri personazh per shkak te nje kontrate ndertimi se bashku me burrin e Albana Vokshit dhe Rrahman Selmanllarin tek Liqeni Artificial. Berisha pretendoi se Avllai kishte marre 20 perqind te investimit kundrejt detyrimit per te nxjerre lejen e ndertimit. Por Rrahman Selmanllari qe njihet ndryshe si sekser i djalit te kryeministrit nuk e pranoi kete ne prokurori. Prokuroria mbylli hetimet per ceshtjen por marredheniet mes Avllait dhe Selmanllarit dhe Tartarit nga ana tjeter u perkeqesuan. Partia Socialiste qendroi larg ketij debati dhe kohet e fundit Dritan Avllai ka pasur nje distance edhe me Edi Ramen per te cilen Berisha e perfoli se ishte mik i tij.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›