Hipokrizia qe po na mbyt
Hipokrizia ka pllakosur mbare shoqerine shqiptare. Hipokrizia ka pllakosur klasen politike intelektualet shoqerine civile dhe brezin e ri. Sa me shume kohe kalon sa me shume problem politike dhe sociale krijohen aq me shume hipokrite dhe fals behemi te gjithe ne si shoqeri.
Hipokrizia e pare e madhe ka te beje me politiken dhe sistemin/institucionet politike qe ne kemi ndertuar per ti sherbyer interesave te shoqerise sone. Hipokrizia e dyte ka te beje me ceshtjen e shumeperfolur te regjistrimit kombetar.
Te dy rastet jane shume te lidhura me njera-tjetren. Qe te dy rastet tregojne se vetem shqiptaret kane te drejten te shkaterrojne Shqiperine dhe te mos mbajne pergjegjesi per te. Vetem nese ky shkaterrim do te behej nga forcat e huaja atehere ai veprim do te meritonte reagimin e furishem te shoqerise civile dhe mendimtareve.
Por fillimisht eshte e rendesishme te kuptojme se cfare eshte politika dhe kombi dhe pastaj te tregojme trajtat qe vertetojne hipokrizine tone te tejskajshme ne lidhje me detyrimet qe gjithsecili ka perkundrejt vendit.
Per ta filluar e kam thene e sterthene se politika nuk eshte gje tjeter por nje shperndarje autoritative e vlerave/burimeve te nje shoqerie. Kete nuk e kam shpikur une por David Easton dhe e ka pranuar mbare bota akademike.
Kjo shperndarje autoritative e vlerave te nje shoqerie vendos se kush merr cfare kur dhe si. Per kete arsye nje shoqeri nderton institucionet politike per te bere te mundur krijimin dhe shperndarjen sa me te drejte te te mirave ne popull.
Nese keto institucione politike dhe vet sistemi nuk i pergjigjen sherbejne apo mbrojne interesat e nje shoqerie te caktuar atehere kjo shoqeri do te vuaje dhe rrjedhimisht do te kerkoje te ndryshoje institucionet apo te krijoje nje sistem te ri te shperndarjes se vlerave.
Ne gjithe kete proces te shperndarjes autoritative te vlerave/burimeve ne si shoqeri kemi ndertuar institucionin tone te hipokrizise i cili udhehiqet nga hipokrizia mania perversiteti primitivizmi dhe papergjegjshmeria e cila arrin ne kufijte e tragjikes dhe antikombetares.
eshtja e regjistrimit te kombesise eshte nje hipokrizi tjeter ne vazhdim te hipokrizise se pergjithshme.
Por cfare eshte kombi dhe kombesia Nje komb eshte nje grupim njerezish te cilet bashkohen me njeri-tjetrin per shkak se ndajne te njejtat vlera dhe/ose etni--kulture histori gjuhe apo etni. Etnia nuk eshte gje tjeter por nje grupim njerezish te cilet identifikohen me njeri-tjetrin bazuar ne prejardhje te perbashket kulture gjuhe rituale dhe trajtat fetare.
Etnia kthehet ne komb atehere kur tek ajo lind ndjenja per vetevendosje politike dhe krijim te nje shteti te pavarur. Identiteti kombetar eshte i dyllojshem 1 identitet kombetar civik dhe 2 identitet kombetar etnik. Identiteti kombetar civic ndodh atehere kur njerezit bashkohen per shkak se ndajne me njeri-tjetrin te njejten shtetesi pjesemarrjeve politike gjuhe dhe vlera politike dhe te gjitha keto te pa ndikuara nga origjina etnike e njerezve brenda grupit. Shtetet e Bashkuara eshte nje shembull i kombesise/nacionalizmit civic.
Nacionalizmi etnik nga ana tjeter eshte nje forme identiteti qe karakterizon nje grupim shoqeror te se njejtes etni njerezit e se ciles kane karakteristika fizike te perbashketa dhe kulture fe gjuhe dhe prejardhje te perbashket.
Tek kombet e llojit te dyte futen Turqia Serbia Greqia Rusia Kroacia etj.
Duke pare keto dy klasifikime me te drejte na lind pyetja fare kombesie kemi ne Shqiptaret civike apo etnike
Pergjigja eshte e komplikuar. Te themi civike eshte e veshtire pasi qe ne lindjen e shtetit shqiptar ne 1912 qeverite nuk i kane sherbyer interesave te popullit dhe as na kane bere qe te ndjehemi krenar si shtetas te ketij vendi te flasim pa doreza dhe falsitet.
Populli qe jeton brenda kufijve te shtetit shqiptar nuk ka asnje lloj interesi per tu identifikuar permes kombesise civike me nje shtet i cili historikisht ka funksionuar kunder interesave te popullit dhe e ka vjedhur dhe vrare ate rregullisht.
Qe kur u mor pavaresia ne kemi perjetuar revolucione haxhiqamiliste mbreteri qe vrasin dhe tregtojne kufijte dhe interesa shqiptare diktatura qe vrasin shqiptare dhe pseudodemokraci qe vrasin dhe vjedhin sa te mundin ne kurriz te ketij populli. Ndaj nuk ka se si ne shqiptaret te identifikohemi nga ana civike me kombin shqiptare vetem nese ne jemi mazokista dhe na pelqen qe te tjeret perfshire qeverite te na vjedhin dhe vrasin rregullisht.
Atehere ngelet qe ne shqiptaret te identifikohemi nga ana kombetare bazuar ne aspektin e prejardhjes etnike. Por edhe kjo gje eshte shume e veshtire per tu bere ne nje kohe kur ekzistojne kater fe te ndryshme qe nuk kane zene rrenje ne zemren e nje populli pagan.
Prezenca e kater feve te ndryshme ne kete fare feje e mban shoqerine ne nje krize konstante identiteti. Kjo behet akoma me e veshtire mbase eshte edhe rrjedhoje kur akoma nuk ka nje kompromis mbarekombetar mbi historine dhe prejardhjen e shoqerise sone.
Mjafton te konsiderojme anetaresimin tone ne Konferencen e vendeve Islamike debatet ne lidhje me figuren e Nene Terezes dhe deshiren tone te tejskajshme per tu bere pjese e Europes per te kuptuar se ne akoma nuk e dime se ku do te shkojme. Debati Kadare-Qosja eshte nje tjeter indikator i mungeses se nje identiteti kombetar solid.
Per me shume debatet per gjuhen nese do te vazhdoje deri ne zyrtarizimin edhe te nje gjuhe tjeter do te jete nje lekundje e forte per kohezionin social pasojat e se ciles do te ndjehen ne te ardhmen pasi feja dhe gjuha konsiderohen si dy elementet me kryesore te identitetit te grupimeve shoqerore.
Dikush me te drejte mund te pyese per rolin e prejardhjes sone me te cilen ne mburremi ngahere por askush nuk i jep pergjigje pyetjeve Perse ne 1912 kur u shpallem te pavarur ne pranuam te identifikoheshim si Shqiptare dhe jo si Ilir apo si Arber
Perse ne u identifikuam me emrin Shqiptare emer ky i cili njihej me pare ne lashtesi si Shqiperia Kaukaziane/Caucasian Albania apo Azerbajxhani i sotem Perse duhet te merrnim nje identitet te nje kombi te lashte andej nga Kaukazi Lindor ku eshte sot Azerbajxhani dhe Dagestani dhe te mos merrnin identitetin e te pareve tane Ilire apo Arber
Por le ti kthehemi hipokrizise sone politike dhe kombetare. Kur fola per kombin fola per identitetin kombetar nga ana etnike dhe civike. Nga ana civike permenda faktin se ky lloj identifikimi kombetar eshte i veshtire por jo i pamundur per shkak se sistemet politike institucionet dhe qeverite qe ne kemi pjelle kane qene qeveri dhe institucione qe kane vjedhur vrare dhe punuar kunder interesave te popullit dhe kombit.
E ku eshte hipokrizia ketu do te thoni ju Hipokrizia ketu eshte kudo Se pari nje qeveri shqiptare qe shet trojet dhe sovranitetin kombetar nuk eshte dhe nuk mund te jete me e mire se nje qeveri greke apo serbe qe kerkon revansh territorial mbi Shqiperine.
Dje Esat Pasha dhe Ahmet Zogu i tregtuan trojet dhe interesat e Shqiptareve kurse sot Sali Berisha dhe Ilir Meta tregtojne detin dhe hapesirat detare te Shqiperise. Nuk besoj se ka ndryshim.
Sot eshte paradoksale dhe hipokrite se si dje kur perflitej per shitjen e detit shume pak njerez demonstruan per te mbrojtur integritetin territorial dhe shitjen publike dhe de fakto te sovranitetit.
shte paradoksale dhe hipokrite ne shoqerine tone te shikosh se si shume nga ata qe e mbajne veten per patriote te zjarrte jane mbeshtetes te flaket te qeverise Berisha-Meta dhe qe ngahere e anashkalojne kete teme ne diskutimet publike patriotike.
Valle a mund te harrohet etiketimi i Kolonel Myslym Pashesh nga ana e Sali Berishes si sharlatan apo etiketimi i opozites nga ana e Ilir Metes si ksenofobe dhe ekstremiste vetem e vetem sepse Myslym Pasha dhe Edi Rama ishin kunder dhurimit dhe shitjes se sovranitetit territorial tek Greqia
shte paradoksale dhe hipokrite kur ngrihemi dhe i kerkojme Edi Rames dhe opozites te zbuloje qendrimet e tyre politike ne lidhje me shitjen e detit dhe kombesise nga ana e Sali Berishes dhe Ilir Metes sidomos kur kujtojme aferen e shitjes se detit.
shte tejet hipokrite kur shikon se si protestuesit kunder regjistrimit kombetar belbezojne dhe e kane te veshtire te atakojne emrin e Sali Berishes dhe Ilir Metes te cilet jane ideatoret dhe dirigjentet e gjithe kesaj maskarade te dyte ne dem te interesave kombetare. Meqe ra fjala a e dini se vet gruaja e ish-ministrit te jashtem dhe kandidatit per bashkine e Tiranes Lulzim Basha e ka hequr/hedhur poshte shtetesine Shqiptare
Kur gruaja e nje pushtetari qe majmet nga leket e Shqiptareve e ka hedhur poshte shtetesine Shqiptare dhe nuk preferon te identifikohet si e tille atehere cfare presim ne te bejne ata mijera pensioniste dhe njerez qe vuajne per buken e gojes nen qeverisjen e pushtetareve si Berisha Meta dhe Basha
Ndaj eshte hipokrite pasi nje proteste e tille me shume i ngjane nje proteste per te drejtat e kafsheve dhe jo nje proteste per te mbrojtur realisht moralin dhe integritetin kombetar dhe per te nxitur nje proces te konsolidimit te ketij identitet.
shte hipokrite qe te merresh me nje palo-konsull apo ambasador te huaj te cilat kane per detyre te mbrojne interesat e vendeve te tyre dhe te mos merresh me qeveritaret e tu qe firmosin shitjet dhe pazaret ne kurriz te interesave kombetare.
Deri me sot ne kemi treguar se te drejten ekskluzive per ta shitur Shqiperine e kane vetem shqiptaret dhe pushtetaret shqiptare. Ne nuk lejojme kurrsesi asnje qeveri te huaj te na marrin hapesira territoriale me forcen e pushkes pasi ne ua japim vet me fuqine e penes/xhepi te pushtetareve tane qe jane mjeshterisht finoke dhe djallezore.
Gjithashtu nje qeveri shqiptare qe vjedh dhe vret popullin e vet nuk eshte dhe nuk mund te jete me e mire se nje qeveri greke apo serbe qe vret e vjedh Shqiptaret e pafajshem per interesat e tyre. Besoj se me shume shqiptare jane vrare nga regjimet primitive diktatoriale dhe pseudo-demokratike sesa ato jane vrare nga qeverite e shteteve te huaja.
Sa shqiptare jane vrare per interesa te pushtetit te Ahmet Zogut Enver Hoxhes Sali Berishes Fatos Nanos e soj e sorollop Do te ishte ne interes te publikut qe te nxirreshin keto statistika qe do te na tregonin turpin tone dhe te atyre qe ne kemi pjelle per te na qeverisur.
Me te freskat ndodhi kemi vitin 1997 kur per pushtetin e Sali Berishes u vrane mijera shqiptare tragjedia 9 janarit 2004 e cila mund te konsiderohet emblema e trajtimit kafsheror dhe te papergjegjshem te jetes se shqiptareve nga qeveritaret ne ate kohe Fatos Nano shijonte pushimet me jaht privat diku andej nga Spanja tragjedia e Gerdecit ku aferat qeveritare vrane 26 shtetas te pafajshem dhe shkaterruan jetet e qindra te tjereve dhe masakra e 21 janarit kur forcat qeveritare hapen zjarr dhe vrane kater protestues paqesor dhe te pafajshem. Jane vrare mijera shqiptare te pafajshem per hir te pushtetit te disa shqiptareve dhe askush nuk eshte denuar per keto masakra.
fare kemi bere ne shoqeria civile mendimtaret dhe enderrimtaret per te vendosur drejtesi ne keto raste ASGJ ASGJ dhe turp te na vije te gjitheve Ne vazhdojme te mbajme ne pushtet ata shqiptare qe shesin Shqiperine dhe vjedhin dhe vrasin shqiptaret.
Ja se perse them se jemi hipokrite dhe fals sepse ne nuk arrijme ta kuptojme se e keqja jone me e madhe jemi ne dhe askush tjeter.
Shqiperine ne kete fare sistemi politik nderkombetar nuk mund ta marri as Greku as Turku e askush tjeter sado i forte te jete ushtarakisht e politikisht. Sistemi politik nderkombetar i epokes post Westphaliane eshte i ngritur ne ate fare feje sa vetem Shqiptaret dhe askush tjeter mund ta shesin dhe shkaterrojne Shqiperine
Nje pensionist hallexhi qe nderron kombesine apo shtetesine per buken e gojes nuk eshte me i keq se gruaja e ministrit qe hedh poshte shtetesine shqiptare apo me i keq se ata pushtetare qe vjedhin dhe vrasin rregullisht Shqiperine dhe shqiptaret. E keqja e ketij vendi nuk eshte pensionisti apo shtetasi qe ndryshon kombesine per buken e gojes.
E keqja e ketij vendi jane ata pushtetare shqiptare qe privojne pensionistin dhe shtetasin nga kafshata e gojes. E keqja e ketij vendi nuk jane te rinjte dhe te rejat qe jane te detyruar te ndryshojne kombesine dhe shtetesine per hir te kafshates se gojes.
E keqja reale e Shqiperise dhe shqiptareve jane pushtetare shqiptare qe i vjedhin rregullisht/vazhdimisht ketyre te rinjve kafshaten e bukes dhe i vrasin moralin trupin shpirtin dhe te ardhmen. Ndaj ne duhet te behemi te vetedijshem dhe te ndergjegjshem dhe te kuptojme se hipokrizia qe na ka mbytur ne si shoqeri eshte fatkeqesia jone me e madhe e cila me kalimin e kohes nese nuk luftohet/shkaterrohet do te kthehet ne fatkeqesi te paevitueshme kombetare.