Atentati, vritet shqiptari ne Athine
Edison Kurani
Nje i ri shqiptar ka humbur jeten dhe nje i dyte mbeti i plagosur gjate nje atentati qe ndodhi dje heret ne mengjes ne nje nga sheshet kryesore te kryeqytetit grek, Athine. Ngjarja ndodhi ne Leoforo (lagjja) "Singru", kur dy persona mbi nje motor hapen zjarr ndaj nje veture, ku ndodheshin tre te rinj shqiptare. Per pasoje ka vdekur nje djale 25- vjecar i identifikuar si Ilirjan Hamiti, ndersa ka marre plage te renda, bashkatdhetari i tij, Tonin Kola. Personi i trete qe ndodhej ne makine, Leonard Doko, nuk mori plage gjate atentatit. Policia ka kryer hetime dhe paraprakisht flet per larje hesapesh. Pas marrjes ne pyetje te te mbijetuarve, konfirmohet se autoret ishin dy te rinj shqiptare, por identitetet e tyre nuk saktesohen.
Gjithcka ka nisur dje rreth ores 02:00 te mengjesit. Tre djemte nga Shqiperia, Ilirjan Hamiti, Leonard Doko dhe Tonin Kola, ndodheshin ne nje lokal ne "Nea Smirni" te Athines. Pasi kane kaluar pak kohe ne bar, ata i kane hipur nje veture dhe i jane drejtuar vendbanimit te tyre. Ndersa ishin duke pershkuar zonen "Singru", nuk kane kuptuar se ishin duke u ndjekur nga pas qe nga kafeteria, nga dy persona me skafandra ne koke, hipur mbi nje motociklete.
"Dy personat ndalen motocikleten me fuqi te larte motorike ne te cilen qendronin, pikerisht perbri automjetit ne "Singru" nr. 173, ne momentin kur qarkullimi ishte ndalur dhe hapen zjarr me arme, dyshohet pistoleta, ne drejtim te tre shqiptareve brenda makines", bene te ditur ne nje publikim per mediat, zyrtaret e drejtorise se krimit kunder personit ne Policine Qendrore te Atikes. "Per shkak te plumbave, dy personat qe qendronin ne pjesen e perparme te makines moren plage te renda dhe njeri prej tyre vdiq ne pak caste", vijoi policia pas hetimeve paraprake. I plagosuri u dergua ne spitalin shteteror te Athines se bashku me te riun tjeter emigrant, i cili nuk kishte marre plage.
"Nga hetimet e para, qe u bene ne vendin e ngjarjes dhe deshmive te marra, kemi dyshime se krimi ishte i paramenduar dhe i planifikuar nga dy shqiptaret, qe realizuan atentatin me motor, nen motive te larjes se hesapeve", pretendoi policia e Atikes ne deklarimet qe dha per mediat vendase. Nderkohe, ajo tha se po behen perpjekje per identifikimin dhe venin ne pranga te autoreve te atentatit.