E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godet policin me grushte, arrestohet

KAVAJE - Godet me grushte nje polic, dhe vihet ne pranga nje person. Pasi ka goditur me grushte ne fytyre, do te ndiqet penalisht Neki Caka, 51 vjec, ndaj te cilit eshte marre masa e menjehershme e arrestit ne flagrance, per vepren penale te "kundershtim te punonjesit te policise se rendit publik". Ngjarja, ku eshte perfshire Caka, lindur ne Skrapar dhe banues ne Tirane, ka ndodhur dy dite me pare. Policia tha se arrestimi i tij eshte bere nga Komisariati i Policise Kavaje, pasi dy dite me pare, rreth ores 16:30, ky person ne afersi te nje karburanti ne kete qytet, ne dalje te qytetit te Kavajes, ka goditur me grushte ne fytyre nje efektiv policie.

A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›