Biznesmenet e Korces, qe huajten 2 mld leke
Jani Lluka, 50 vjec dhe Ilia Nikolla, 55 vjec, pronare konfeksionesh, u ndaluan nga policia pasi kishin vjelur shuma te medha parash gjate viteve te fundit, duke premtuar nje interes prej 12 per qind. Ata kane deklaruar se do te hapnin nje fabrike te madhe konfeksionesh. Per kete u kane kerkuar miqve dhe te njohurve te tyre para borxh, duke iu premtuar perfitim prej 12 per qind ne vit. Per te qene me te besueshem, se bashku me huadhenesin jane paraqitur te noteri dhe gjithcka e kane bere me firmen dhe vulen e ketij te fundit. Lista e borxhlinjve te tyre shkon ne mbi 100 persona, ndersa shuma per te cilen ata u detyrohen huamarresve i kalon te 2 miliarde leke te vjetra. Ata u ndaluar pak dite pasi u denoncuan nga huadhenesit e tyre, dhe u lane ne qeli nga Gjykata e Shkalles se Pare. Por disa dite me vone, Gjykata e Apelit i la te lire, duke mos u lejuar qe te largoheshin nga vendi, pasi ishin nen hetim ne gjendje te lire.