E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athin, kapet banda e drogs

Policia greke shpartalloi një bandë greko-shqiptare të trafikut të narkotikëve dhe sekuestroi 203 kilogramë kanabis.

Sipas policisë, operacioni u zhvillua në lagjen Marusi në parkingun e një qendre tregtare.

Në pranga përfunduan dy shtetas shqiptarë, 31 dhe 32 vjeç, si dhe dy shtetas grekë 39 dhe 44 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë, në tentativë për t’i shitur agjentëve të policisë sasinë e lëndës narkotike kundrejt 1 mijë eurosh për kile.

Përveç sasisë së drogës u sekuestrua një pistoletë, një autoveturë që u shërbente për transportimin e lëndës narkotike dhe 600 euro.

Njeri prej të arrestuarve, shtetasi grek 44 vjeç është agjent policie.

Policia greke thotë se 44 vjeçari konsiderohet si kreu i grupit.

Drejtori i përgjithshëm i policisë greke, Lefteris Ikonomu urdhëroi shkarkimin e menjëhershëm të tij.

Anti-droga, prej katër muajsh po hetonte lidhur me aktivitetin e bandës.

Katër të arrestuarit dhe materialet në ngarkim të tyre iu dërguan gjykatës së Athinës e cila vendosi masën burg pa afat, deri në përfundimin e hetimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›