Athina: Për Shkupin s’ka NATO e as BE
Athinë -Duket se Greqia nuk do të lëshojë pe ndaj Shkupit për anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, pas zgjidhur më parë çështjen e emrit. Kryeministri helen Kosta Karamanlis si dhe ministrja e Jashtme Dora Bakojanis janë deklaruar qëndrimtar në idenë e tyre për emrin, duke konfirmuar edhe një herë bllokim total të proceseve integruese të Maqedonisë. Analistët politik kanë theksuar se Greqia po i rikthehet politikës së vjetër nacionaliste, duke përfshirë në radhët e Qeverisë personalitete të njohura të rrymave ekstreme nacionaliste. Sipas tyre kjo do të vështirësojë pozicionin e Maqedonisë në negociatat për kontestin e emrit të udhëhequra nën patronazhin e OKB-së.
Pak kohë më parë, ministri grek i Kulturës Andonis Samaras deklaroi se Maqedonia do të shpërbëhej, për shkak të përkatësisë së saj etnike.
Pak kohë më parë, ministri grek i Kulturës Andonis Samaras deklaroi se Maqedonia do të shpërbëhej, për shkak të përkatësisë së saj etnike.