E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Me Serbinë bisedime për çështje teknike

Prishtinë -Kryeministri kosovar Hashim Thaçi, deklaroi të shtunën se Qeveria e Kosovës do të jetë e gatshme të bisedojë me Serbinë për çështje teknike, në cilësinë e dy shteteve të pavarura, duke nënvizuar se këto bisedime do të mund të zhvilloheshin me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. “Është e mirëpritur për institucionet e Republikës së Kosovës ndihmesa e faktorit ndërkombëtar. Pra, e Shteteve të Bashkuara, të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s”, tha Thaçi.

Sipas tij, pjesëmarrja e misionit të OKB-së në këto bisedime teknike është e panevojshme, pasi siç u shpreh kryeministri Thaçi, "roli i UNMIK-ut tanimë është i tejkaluar".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›