Athina –Tiranës: Hetoni vdekjen e të riut minoritar
Sipas Ministrisë së Jashtme greke, viktima, Aristotel Guma ''u plagos qëllimisht për vdekje'' në Himarë, pasi u konfliktua me disa të rinj Shqiptarë të cilët e dëgjuan duke folur në gjuhën greke.
''Kjo vdekje ka irrituar minoritetin grek. Akte të papranueshme kriminale si ky i fundit kanë për qëllim të ndezin tensionet etnike, që mund të sjellin pasoja të paparashikueshme dhe të kompromentojnë marrëdhëniet greko shqiptare", deklaroi zëdhënësi i ministrisë, Grigoris Delavekuras.
Ministria greke e Punëve të Jashtme kërkon arrestimin e fajtorëve dhe vënien e tyre para ligjit.