E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janullatos: Drejtësia të zbardhë vrasjen

“Ngushëlloj me gjithë shpirt familjen e tij, dhe lutem që Perëndia të preh në paqe shpirtin e tij. Veprime të tilla dhune të paargumentuar, të dënueshme pa asnjë ekuivok nga çdo person me arsye, përbëjnë kërcënim për cenimin e klimës së bashkekzistencës paqësore, për të cilën të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të Shqipërisë kanë bërë vazhdimisht përpjekje“, - thuhet në deklaratën e Kryepeshkopit ortodoks.

Kryepeshkopi u bëri thirrje banorëve të Himarës të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shmangin aktet e hakmarrjes. “Në këtë moment kritik prej çdokujt kërkohet përgjegjshmëri dhe gjakftohtësi, shmangie të akteve të hakmarrjes, investigim për të vërtetën dhe imponim të drejtësisë. Për më tepër është e domosdoshme që të intensifikohen përpjekjet që të sigurohen liritë e çdo qytetari dhe në përgjithësi të të drejtave të njeriut“, përfundon deklarata e Kryepeshkopit Janullatos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›