E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athina deporton 3 klandestinët që u bllokuan në borë

Policia greke kthen pas 8 ditësh klandestinët që mbetën me orë të tëra mes malesh, mes të cilëve dhe një fëmijë. Dje u kthyen katër prej 7 klandestinëve. Gjykata i dënoi me 2 vjet burg me kusht dhe 6 mijë euro gjobë. 

KAPSHTICË -  Vonesa e riatdhesimit të klandestinëve shqiptarë pas gjetjes së tyre në dëborë, lidhet me përballjen me togat e zeza të Gjykatës së Mesapotamisë. Burime zyrtare nga policia shqiptare e Kapshticës, bëjnë me dije se dje u kthyen katër prej 7 klandestinëve. Bëhet fjalë për Përparim Calin, Aleksandër Dushajn, Marjeta Zekaj si dhe vajza 3-vjeçare, Antoneta Verri. "Nuk do ta harroj kurrë atë udhëtim që u kthye në rrugën tonë drejt ferrit. Varfëria na detyroi të merrnim rrugën më këmbë drejt Greqisë. Unë kam lënë në Greqi gruan dhe dy fëmijët e mi", - është shprehur Përparim Cali, njëri prej klandestinëve nga Shkodra. Ai thotë se vëllai i tij njoftoi dhe kërkoi ndihmë nga televizioni "NEWS 24" dhe falë ndërhyrjes së policive të dy vendeve u bë e mundur që ata të mbijetonin. Bashkë me Calin, policia greke ka deportuar në pikën kufitare të Kapshticës edhe 22-vjeçaren Marjeta Zekajn dhe vajzën e mitur të kësaj të fundit, Antonetën. "Falënderojmë policinë greke për ndihmën që na dhanë, përndryshe sot nuk do të ishim gjallë. Autoritetet e këtij vendi na dërguan në spital, ku dhe na u dha ndihma e parë mjekësore", - tregon klandestini tjetër, Aleksandër Dushaj. Klandestinëve shqiptarë, përveçse iu është dashur të përjetojnë momente ankthi e tmerri në mal, janë përballur dhe me drejtësinë greke. Tre klandestinët e mbërritur në Kapshticë: Parparim Cali, Marjeta Zekaj dhe Aleksandër Dushaj, janë dëbuar përfundimisht nga Greqia, duke mos u lejuar të hyjnë në të për 5 vjet. Gjykata e Mesopotamisë ka dënuar me dy vjet burg me kusht (në rast përsëritjeje të veprës penale), 3 klandestinët që u deportuan dje në pikën kufitare të Kapshticës si dhe me gjobë prej 6 mijë eurosh për secilin prej tyre.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›