E Diel, 1 Nëntor 2026

Athina kthen 14 shqiptarëRrëfimi shokues i emigrantes

ATHINE-  "Vajtëm të vulosim pasaportat na thanë nuk lejohet. Vajzën ma hoqën zvarrë më tërhoqën dhe mua"- tregon Eglantina Xhaferri, njëra prej nënave të kthyera sot nga Athina pasi në pasaportën e vajzës së saj vendlindja nuk ishte shkruar në gjyhën angleze por në shqip.

Sot në mëngjes rreth 14 nëna  gra me fëmijët e tyre sa zbritën në aeroportin e Athinës janë urdhëruar të kthehen mbrapsht për shkak se toponimi, emri i vendlindjes së fëmijëve ishte në gjuhën shqipe.
Shqiptarët janë hipur në avion dhe janë kthyer drejt Tiranës. Rreth orës 11: 10 minuta 14 gratë dhe fëmijët zbritën në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë dhe  në mesditë u takuan me ministrin e Jashtëm Edmond Panariti

RREFIMI I EMIGRANTES: ME TERHOQEN ZVARRE VAJZEN TIME
Eglantina Xhaferri, nëna e një vajze Esmeralda tregoi për Tv A1 Report momentet e qëndrimit në aeroportin e Athinës. “Zbritëm në Athinë. Vajtëm të vulosim pasaportat na thanë nuk lejohet. Ishim shumë familje. I thamë se se nuk kthemi dot prapa se kushton shumë lekë. Nuk lejohet na thanë. Vajzën ma hoqën zvarrë më tërhoqën dhe mua.”- tregon Eglantina duke sqaruar se policia kërkonte që në pasaportë të shkruhej Greece dhe jo Greqi. Nga ana e ministrit Panariti, ata kishin marrë premtimin për zgjidhje brenda 3- 4 ditësh.

Autoritetet greke kërkojnë që në pasaportat biometrike kryesisht të fëmijëve, vendlindja e tyre në qytetet e Greqisë të shkruhet jo në shqip por në anglisht, duke pretenduar se e kërkojnë rregullat ndërkombëtare. Skena të tilla janë përsëritur disa herë në ditët e kaluara edhe në pikën doganore të Kakavijës.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›